Rritet niveli i ujit në Batllavë e Badoc, Mjeku bën thirrje për kursim të ujit të pijshëm
Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 26 March 2023
Niveli i ujit në liqenin akumulues të Batllavës është në nivelin maksimal, derisa rritje ka edhe në liqenin e Badocit. Megjithatë, nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, vazhdon thirrja për moskeqpërdorim të ujit të pijes.
Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka thënë për EO, se falë reshjeve të fundit, niveli i liqeneve është rritur.
Mjeku ka kërkuar nga konsumatorët që ujin e pijshëm ta përdorin për pije e higjienë dhe jo për ujitje.
“Nivelin e ujit në liqenin e Batllavës e kemi në maksimum, pra është në kuotën maksimale të kapërderdhjes, është duke u kapërderdhur. Ngritje të lehtë kemi edhe në liqenin e Badovcit. Është rritur për 2 metra e gjysmë, dhe tash e kemi 4 metra e gjysmë nën kuotën maksimale të kapërderdhjes”.
“Kapacitetet janë këto që janë. Numri i konsumatorëve po rritet çdo ditë e më shumë. Kështu që pasi po rritet numri i konsumatorëve atëherë duhet të jetë edhe vetëdijesimi më i lartë për një shpenzim sa më racional të ujit të pijshëm sepse nëse vetëdijesohemi që ujin ta përdorim për pije dhe për higjienë, dhe jo për destinime tjera të paarsyeshme do të kemi ujë mjaftueshëm”, është shpreh ajo, raporton EO.
Nga ana tjetër, sfidë për këtë kompani është numri i vogël i stafit, e për këtë, Mjeku thotë se kryejnë punë edhe jashtë kompetencave që i kanë.
“Po çdo kompani ka mungesë stafi, sidomos është ajo mosha para pensionimit. Mirëpo këta që jemi mundohemi t’i kryejmë shumë punë në të njëjtën kohë. Ne nuk kryejmë punë në kompani vetëm me përshkrimin e vendeve të punës, por i bëjmë edhe punët e tjera, jo vetëm unë por edhe stafi tjetër vetëm që KRU ‘Prishtina’ të dalë sa më mirë para publikut dhe qytetarët të kenë shërbime sa më cilësore”, u shpreh tutje ajo.
Të tjera
-
Bedri Hamza lagje pas lagjje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të...
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...