Lajme

Rritet në dhjetë numri i vdekjeve nga koronavirusi në Itali

Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 25 February 2020

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus në Itali është 322 kurse numri i vdekjeve ka shkuar në dhjetë.

Tre viktimat e orëve të fundit në Lombardi janë të moshës mbi 80 vjeç me probleme të mëparshme shëndetësore.

Lajmi për viktimat u dha nga Komisioneri Angelo Borrelli gjatë një konference për shtyp.

-Advertisement-

Për sa i përket të infektuarve dhe viktimave Lombardia është rajoni italian më i prekur nga koronavirusi.

Më herët, këshilltari për Mirëqenie, Giulio Gallera tha se në rajon ka vdekje të reja që mund t’i atribuohen koronavirusit, por pritet që fjalën e fundit ta thotë Instituti i Lartë i Shëndetësisë.

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera