Auto&Tech

Rritet çmimi i Bitcoinit, kalon vlerën 7,000 dollarë

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 18 July 2018

Çmimi i një Bitcoini aktualisht po tregtohet me 7,410.51 dollarë, pasi që është hera e parë që u rrit në këtë nivel brenda një muaji.

Gjithashtu, sipas të dhënave të CoinMarketCap, përcjell Telegrafi edhe kriptovalutat rivale të Bitcoinit shënuan rritje.

Krahasuar me të dhënat e 24-orëve të fundit edhe vlerat e kriptovalutave tw tjera kanë shënuar rritje të dukshme.

-Advertisement-

Aktualisht një Ethereum tregtohet me 498.91 dollarë, një Ripple po tregtohet me 0.51 dollarë, ndërsa një Bitcoin Cash po tregtohet me 868.72 dollarë.

Gjiganti japonez i financave “SBI Holdings” zyrtarisht ka filluar versionin publik të shkëmbimit të kriptovalutave, e njohur si VCTRADE dhe ky veprim erdhi pas disa muajsh vonese lidhur me kërkesat e rrepta të rregullatorëve.

Dhe sipas analizave të “Qendrës së Inovacionit të Madh”, “DAG Global” dhe “Deep Knowledge”, Britania e Madhe ka të gjitha burimet e nevojshme, si dhe vullnetin industrial dhe qeveritar, për t’u bërë një qendër botërore për teknologjinë Blockchain dhe të kriptovalutave deri më 2022.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy