Lajme

Rrëzohet nga kulmi, prizrenasi dërgohet direkt në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 03 March 2019

Të shtunën në Prizren, një person është rrëzuar nga kulmi i një shtëpie derisa ishte duke punuar

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në rrugën “Kurrila” në Prizren, ku viktima derisa ishte duke punuar është rrëzuar nga kulmi i një shtëpie.

Si pasojë e kësaj, viktima ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

-Advertisement-

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe inspektorët e punës, ndërkaq rasti është duke u hetuar, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera