Opinione

Rreziqet e paketave qeveritare

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 19 July 2017

Pakoja Fiskale 2.0  paraqet hapin e fundit të qeverisë në largim për të përmbyllur “ciklin e ri zhvillimor”, përkatësisht reformën fiskale, e cila mund të rrezikohet nëse qeveria e ardhshme nuk i përmbahet agjendës që do të trashëgoj.

Shkruan: Ibrahim REXHEPI

Isa Mustafa dhe i tërë kabineti i tij qeveritar së shpejti do të dorëzojnë postet, ndërsa qeverisë së ardhshme në trashëgimi do t’ia lënë 22 masa që paraqesin përmbylljen e reformës fiskale të filluar në vitin 2015.  Qëllimi i reformës ishte i qartë- të nxitet një cikël i ri zhvillimor, i cili pas vetes do të sjell ekonomi të qëndrueshme, hapje të vendeve të reja të punës dhe përmirësim të mirëqenies së popullatës. Ndonëse shifrat tregojnë për një rritje ekonomike me normën 4 për qind, ai ende nuk është i qëndrueshëm, ndërsa sa nisi të bie norma e papunësisë, ajo sërish u rrit, ndoshta edhe për shkak të “pauzës” që u krijua nga zgjedhjet e parakohshme. Prandaj, efekti përfundimtar i të gjitha këtyre masave varet nga përkushtimi që do të ketë qeveria e ardhshme ndaj reformës fiskale, e cila në thelb paraqet reformën ekonomike. Ndonëse vendimet që duhet të miratohen nuk janë aq shumë të lidhura me punën e Kuvendit të Kosovës, sa me atë të qeverisë , e cila duhet të mataroj një varg aktesh nënligjore, përmes të cilave futen në veprim 20 nga 22 masat e miratuar. Çdo neglizhim i këtyre masave, apo qasje nënënçmuese ndaj punës së qeverisë së deritashme, do të rrezikonte tërë pakon, përkatësisht reformën fiskale, e cila në fakt është edhe reformë e thellë ekonomike.

-Advertisement-

Fushata parazgjedhore ka identifikuar qartë se partia që doli e para në zgjedhje, e cila në mandatin e kaluar ishte pjesë e koalicionit qeverisës,  ka manifestuar kundërtshime të ashpra me politikat e udhëhequra nga Isa Mustafa,  pa marrë parasyshë se disa ministra që vinin nga gjiri i saj ishin bartës të këtyre reformave. Po ashtu edhe i nominuari për kryeministër më shumë është marrë me  diciplinën dhe orarin e punës që do të kenë  administrata në institucione qeverisëse, se sa me ekonominë dhe reformat, meqenëse, sipas tij, mjafton që të përmbushen kërkesat e MSA-së.  Kjo frymë krijon një shqetësim se mund të ketë ngecie në vazhdimin e reformave,  e që kjo do të reflektoj keq në stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik.  Posaçërisht kur kemi parasyshë se përmbajtja e pakos 1.0 dhe 2.0, kryesisht është përcaktuar nga bzineset dhe për interesa të tyre: lirimi i të gjitha lëndëve të para nga tatimi doganor, heqja e akcizës për një sërë artikuj dhe për disa  derivate të naftës, apo për ruajtjen e konkurrencës duke luftuar monoplet.

Reformat janë proces i gjatë, prandaj edhe efektet nuk jund të jenë të menjëhershme.  Madje, mënyra se si i është qasura atyre qeveria e Isa Mustafës, ato nuk do të jenë me ndikim të drejtpërdrejtë dhe të shpejtë te qytetari- konsumatori.  Qëllim kryesor kanë që biznesi nga sektori privat të merr përgjegjësitë për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Kjo do të ndikonte në zbutjen e papunësisë, ngitjen e mirëqenies dhe krijimin e perspektivës për gjeneratat e reja. Nëse kemi parasyshë zhvillimet e vitit të kaluar, mund të themi  se krejt këto procese janë fazën fillestare dhe si të tilla janë lehtë të lëndueshme. Nuk mjafton zhvillimi ekonomik 4 për qind, meqenëse ai kryeishst ëhstë i nxitur nga konsumi dhe inevstimet publike, prandaj edhe nuk premton ndryshim të hartës sociale, si edhe motivim të gjeneratës së re për të qëndruar në Kosovë.  Ndërkaq, zhvillimi nuk mund të ketë ritëm më të shpejtë, përderisa biznesi vazhdon të ketë ngarkesa financiare ende pa startuar mirë me punë.  Kjo pengesë i bëhet në kufi, që mbetet burim kryesor për buxheten e shtetit. Ndonëse janë marrë një varg masash, edhe më tutje janë të pamjaftueshje, meqenëse, lirimi nga tatimi doganor pë rimport të lëndës së parë dhe të pajisjeve, nuk do të jetë i mjaftueshëm, përderisa dhe tatimi në vlerën e shtuar nuk paguhet bendi, përkatësisht deri në momentin kur malli shndërrohet në para. Kjo vërehet qartë, kur kami parasysh se për tatimin doganor vjet në arkën e shtetit janë paguar 130 milionë euro, ndërsa për TVSH- 694 milionë euro. Edhe në vjeljen ekëtij tatimi rol kryesor ka Dogana e Kosovës,e  jo Administrata Tatimore e Kosovës, meqenëse 74 për qind e tij mbledhet në kufi.  Pra, ende ngec arkëtimi i brendshëm, pos i tatimit për korprata, nga i cili janë siguruar 13 milionë euro më shumë se në vitin 2015.  Ndërkaq, Pakoja 2.0 ka për qëlli përmirësimin e raporteve të këtilla, prandaj për zbatimin e saj këkrohet përkushtimi edhe i qeverisë që vjen.

Të dhënat tregojnë se efektet ende janë gjysmake, por me mundësi që ato të jenë më të mëdha, po qe se  vazhdohet me rrugën e reformave, racionalizimit të shpenzimeve, ndryshimin e strukturës së investimeve publike, luftimit të korrupsonit e të informalitetit, si edhe forcimit të rregullatorëve që garantojnë  treg të hapur dhe konkurrencë të ndershme.

Nuk janë punë të lehta, e psoaçërisht për qeverinë që vjen, meqenëse, subjektet që do të duhej ta formonin atë  janë të njohura për lidhje klienteliste me biznesin, favorizim të monopoleve, ndikim shkatërrues në ndërmarrjet publike dhe zhvatje, kryeishst për inevstitorët. Vazhdimi i sjelljes së këtillë ndaj tregut dhe biznesit pa asnjë dyshim se do të bëjë që të dështoj secila reformë dhe përpjekje për një Kosovë tjetër- me shpresë e perspektivë për banorët e saj.

(Autori është anëtar i Kryesisë së AKR-së. Pikëpamjet në këtë shkrim janë individuale)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera