Lajme

Rrëzimi i Antonov/ Dyshime se Serbia po armatos Ukrainën! Greqia i kërkon llogari për ngarkesën

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 19 July 2022

Rusia ka hedhur dyshime se armatimet që po transportoheshin me avion Antonov që ra në afërsi të Kavallës në Greqi, mbrëmjen e së shtunës, kishte destinacion Ukrainën dhe jo Bangladeshin.

Burime diplomatike greke tepër të besueshme thanë se qeveria ruse ka kërkuar zyrtarisht palës greke informacion lidhur me llojin e ngarkesës që po transportohej në bordin e Antonov 12.

Edhe pse Greqia e refuzoi kërkesën ruse për informacion, Athina nuk vonoi të protestonte pranë qeverisë serbe lidhur me mos lajmërimin prej saj për transportin e armatimit mbi ajrin grek.

-Advertisement-

Zona në të cilën ra avioni mbetet e rrethuar dhe në karantinë të rreptë prej forcave të ushtrisë greke të cilat sapo të grumbullojnë predhat e përhapura në parcelat me misër ku ra avioni,do të shkatërrohen,dhe në vazhdim mbetjet do të mbulohen me ekskavatorë.

Më herët presidenti serb deklaroi se ngarkesa ishte me armatim për manovra dhe se nuk duhej kërkuar leja prej Greqisë për transportin e saj, por ekspertimi i mbetjeve vërteton se ngarkesa ishte predha ushtarake të kalibrit 120 mm, mina tokësore dhe raketa 35 mm për platformat e montuara në helikopterët Mi 6 dhe Mi 8 të ushtrisë ukrainase.

Ndërkohë,burimet nga ministria e jashtme greke, i thanë Top Channel se ngarkesa ishte paguar prej një kompania ‘of shore’ në ishujt Keiman, e cila ka lidhje me qeverinë ukrainase,ndërsa kompania ukrainase pronare e Antonov që u rrëzua, Meridiana, ka kontratë me NATO-n për transport të materialeve me destinacion Bullgarinë dhe Poloninë, prej nga ku materialet ushtarake drejtohen në Ukrainë.

Mediet ukrainase deklaruan se 8 viktimat janë shpallur heronj të Ukrainës, ndërsa publikuan edhe itineraret e ditëve të fundit të avionit Antonov 12, ku konfirmohet varianti se avioni ngarkonte shpesh ngarkesa me destinacion Burgasin dhe Ostravën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera