Lajme

Rreth 84 mijë euro e 22 vetura të sekuestruara, Policia jep detaje për bastisjet në 31 shtëpi e objekte biznesi

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 03 March 2023

Policia e Kosovës kanë dhënë detaje lidhur me kontrollet-bastisjet që janë kryer dje në 21 shtëpi banimi dhe 11 objekte biznesi në Prishtinë, Ferizaj, Gjilan dhe Vushtrri.

Gjatë bastisjes, Policia ka bërë me dije se ka arrestuar 15 persona nën dyshimet se janë përfshirë në veprat “Fajdeja&Bashkëkryerja”.

Përveç arrestimeve, Policia ka njoftuar se ka ka sekuestruar edhe 22 vetura dhe rreth 84 mijë euro.

-Advertisement-

“FAJDEJA & BASHKËKRYERJA-Prishtinë, Ferizaj, Vushtrri 02.03.2023 – 13:00. Njësitet policore të DHKR-së, në bashkëpunim e koordinim me Gjykatën e Prokurorinë Themelore në Ferizaj, njësitet e ATK-së, dhe njësitet e Doganës së Kosovës, kanë kryer kontrolle-bastisje në 21 shtëpi banimi, dhe 11 objekte biznesi në lokacione të ndryshme si: Prishtinë, Ferizaj, Gjilan dhe Vushtrri. Gjatë bastisjes, fillimisht janë arrestuar 14 (katërmbëdhjetë) të dyshuar meshkuj kosovarë dhe më pas është arrestuar edhe 1 (një ) i dyshuar tjetër, nën dyshimin se janë të përfshirë në kryerjen e veprave të cekura, ndërsa si dëshmi janë sekuestruar: 8 (tetë) armë të ndryshme me 76 (shtatëdhjetë e gjashtë) fishekë kalibër i ndryshëm, 2 (dy) shufra metalike, DVR, 22 (njëzet e dy) vetura, 2 (dy) motoçikleta, 83,995 (tetëdhjetë e tre mi e nëntëqind e nëntëdhjetë e pesë) €, 16 (gjashtëmbëdhjetë) USB dhe dokumente të ndryshme. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera