Rrëfimi tronditës i Erikssonit: Tumori ka avancuar, por nuk ka arritur ende minuta e 90-të!
Autori: Gazeta inFokus
12:33 | 18 January 2024
Sven-Goran Erikssonit i ka mbetur edhe pak kohë për të jetuar. Realiteti është i hidhur: tumori ka avancuar aq shumë, sa nuk mund të operohet.
“Nga pankreasi, kaloi në organe të tjera, në mëlçi, në mushkëri, – shpjegon trajneri skandinav 75-vjeçar. – Është një tumor që nuk mund të kurohet dhe as të operohet, me të vërtetë shokuese.
Nëse do të mendoj për këtë tumor çdo ditë, çdo minutë, do të çmendesha. Nuk e mendoj shumë dhe po funksionon. Dua të vazhdoj të jetoj sa më gjatë, por nuk dua të jetoj në mjerim mendor”.
Sëmundjen e mësoi pa pasur asnjë paralajmërim:
“Më ra të fikët në kuzhinë dhe doli që kisha një tumor”. Korrespondenti i “Le Iene” e pyet se si i kalon ditët dhe ai shpjegon se ka reduktuar ndjeshëm aktivitetet e tij pas diagnozës së tmerrshme.
Puan e tij e fundit ishte tek IF Karlstad Fotboll, një klub në divizionin e tretë suedez, nga ku u largua në shkurt të vitit të kaluar.
“Nëse duhet të jesh drejtor sportiv, të blesh dhe të shesësh lojtarë, duhet të jesh aty gjatë gjithë kohës. Unë nuk mund ta bëj këtë. Më duhet të bëj kontrolle çdo dy javë për të parë nëse tumori përkeqësohet apo jo. Deri më tani është mirë. Jeta është e bukur, ngrohtësia që mora ishte shumë e bukur.
Jam me fat, kisha një punë që më pëlqente shumë, ndihem i lumtur. Ende shikoj futboll në TV, katër ose pesë ndeshje të shtunën dhe të dielën. Këtu vjen edhe babai im, i cili është gati 95 vjeç.
Çfarë më ka mësuar kjo sëmundje? Mos e merrni si të mirëqenë që jeta është gjithmonë e mrekullueshme. Duhet të jeni të përgatitur për disfata, në futboll si në jetë. Për mua nuk ka arritur ende minuta e 90-të. Si do të doja të më kujtonin? Si dikush që u përpoq të edukonte lojtarë, fëmijë. I mirë si trajner, një njeri i respektuar”.

T� tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër (e Premte) në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ngrohtë për këtë periudhë ...
-
Takimi në Dublin i Komunitetit Politik Europian, AP rikujton qëndrimin e kritikëve: Forum që përpiqet ta frenojë zgjerimin e BE
Udhëheqës nga më shumë se 40 vende evropiane u mblodhën të enjten buzë lumit ...
-
Anija luftarake ruse goditet nga dronët ukrainas në Gjirin e Finlandës
Një anije luftarake ruse është sulmuar të mërkurën në Gjirin e Finlandës nga ...
-
Zyrtarizohet koalicioni VV-LDK në Shtime, LDK merr katër drejtori dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zyrtarizuar marrëv...
-
Ebola pranë minierës së arit, Barrick dërgon një pjesë të punonjësve në pushim
Barrick Mining po dërgon në pushim të përkohshëm disa punonjës dhe nënkontrak...
-
Microsoft 365 përballet me ndërprerje të gjera, preken Outlook, Teams dhe Copilot
Një ndërprerje e gjerë në shërbimet e Microsoft ka shkaktuar probleme me qasj...
-
Bekteshi akuzon VV-në për manipulim të zgjedhjeve në Obiliq: “Fitorja ishte e vjedhur”
Linda Bekteshi ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi, duke akuzuar ...
-
“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se në takimin në kuadër të punim...
-
Ministria e Shëndetësisë ua anulon takimin, profesionistët shëndetësorë paralajmërojnë protesta
Profesionistët shëndetësorë kanë shprehur zhgënjimin dhe indinjatën e tyre nd...
-
Luhatjet në aksionet e inteligjencës artificiale, FMN-ja monitoron rrezikun për ekonominë
Fondi Monetar Ndërkombëtar po ndjek luhatjet në aksionet e kompanive të intel...
-
Mercedes ndal investimet e mëtejshme në Gjermani, shqyrton edhe mbylljen e fabrikave
Mercedes-Benz ka vendosur të ndalë investimet e mëtejshme në njësitë e saj në...
-
Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka anuluar një takim që e kishte caktu...
































