Rrëfimi i dëshmitarit të vetëm shqiptar në bisedimet tre ditore të NATO-s me serbët para hyrjes në Kosovë
Autori: L Abazi 17:22 | 09 June 2021
“Evropa 93” gjendet pak metra nga kufiri Kosovë-Maqedoni. Një hotel, në të cilin 22 vite më parë u vendosën mysafirët më të veçantë që morën një ndër vendimet më të rëndësishme për Kosovën.
Zyrtarët të delegacionit të NATOS dhe të delegacionit Serb për tre ditë, në sy të pronarit të këtij hoteli Ramadan Sadiku, zhvilluan bisedimet plotë tension për t’i dhënë fund luftës në Kosovë me futjen e trupave të ushtrisë shumëkombëshe.
“Marrëveshja është bërë në mes NATO-së dhe delegacionit Serbë në hotelin tim. Unë isha shqiptari i vetëm aty. Bisedat kanë filluar gjatë ditës në orën 12 dhe kanë vazhduar tre ditë. Fillimi i bisedave ka qenë me një tonë shumë të lartë dhe agresivitet shumë të madh ku erdhi deri tek nervozizmi i dy palëve dhe nuk mund të merreshin vesh se çfarë po kërkonin sepse Serbët nuk i pranonin kërkesat e NATOS”, rrëfen për Gazetën Infokus ngjarjen që pa nga afër Sadiku.
Bisedat që zhvilloheshin brenda ai nuk kishte mundësi t’i transmetonte jashtë në atë kohë. Por kujton shumë momente të rëndësishme për ngjarjen tre ditore ndërmjet dy delegacioneve.
“Dita e parë sidomos ka qenë shumë e tensionuar, ka qenë një përleshje shumë e rëndë. Diçka që mka mbetur në mendje është se ne anën tjetër përballë restorantit kanë qenë forcat e ushtrisë kriminele serbe, kurse këtë anën e restorantit kanë qenë forcat e Nato-s, edhe sipas bisedës që u bënin në lokal, ushtarët bënin përgatitjet jashtë. Erdhi në moment ku unë mendova se do të fillojë një përleshje mes të dy ushtrive pasi aq shumë nisën bisedat të bëhen rigoroze. Ditën e dytë Serbët filluan të lëshojnë pe dhe filluan të pranojnë propozimet e Natos”, thotë Sadiku.
Më në fund, sipas tij delegacioni serb u dorëzua.
“Delegacioni i Natos urdhëroi Serbët, doni apo sdoni ne në Kosovë kemi me hy. Më mirë është të bëjmë një marrëveshje sepse përndryshe për një kohë të shkurtër ne do të hyjmë në Kosovë”, rrëfen Sadiku për Gazetën inFokus.
Hoteli i tij ku u zhvillua kjo ngjarje historike, “Evropa 93”, tani është i mbyllur për shkak të vjetërsisë.
E Ramadan Sadiku ndjehet i dëshpëruar nga Qeveria e Kosovës si dhe nga Qeveria e Maqedonisë, që nuk e përkrahën për renovimin e lokalit.
Por, përtej dritareve të mbyllura mund të shihen ende fotografi dhe kujtime të vuajtjeve të qindra familjeve kosovare që vërshuan kampet në Maqedoninë e Veriut. /Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...