Rrëfehet njëri nga minatorët e lënduar “Ma ron është tu m’ardh prej drejtorit se del me pretendime se gjoja ai na ka shpëtu neve, s’është e vërtetë”
Autori: Samire Jaha 18:23 | 17 January 2024
Minatori Miftar Mehmeti i cili sot ishte njëri ndër të lënduarit në aksidentin që ndodhi rreth orës 13:00 në minierën e Trepçës ka deklaruar për Infokus se drejtori i minierës Bahri Karaça po gënjen në lidhje me ndihmën e tij dhe ekipit të shpëtimit për largimin e minatorëve të lënduar nga miniera.
Ai po ashtu theksoi se kjo gjë nuk është e vërtetë pasi që ai vetë i ka ndihmuar kolegët e tij për të u larguar, derisa edhe ai vetë ishte alivanosur.
“Jam minator në horizontin e 11, sot ka ndodh kjo ngjarje qe ka ndodh apo kjo fatkeqësi po ma ron është tu mardh prej drejtorit Bahri Karaça, drejtor i minierës se del me pretendime se gjoja ai na ka shpetu neve me intervenimin e tij me shpëtimin po kjo nuk është e vërtetë unë jam nder ata të partë qe jau kam dhanë ndihmën shokëve te mi kolegëve të mijë, dhe pastaj në rrugë e sipër jam alivanos dhe vet më ka hup vetëdija, për shkaqe ngulfatjes të ajrit të dobët dhe që ka pas kundërmim të ashpër nga acidi sulfurik”, ka deklaruar Mehmeti për Infokus.
Ndryshe ai shtoi se acidi që përdoret në minierë e që sot ndodhi aksidenti apo rrjedhja e tij është i shkallës 98 përqind e ku minatori shprehet se ky acid mundet lirisht çelikun me shkri jo ma trupin e njeriut e se në lidhje me këtë rast duhet me dhanë përgjegjësi hierarkia komplet e Trepçës.
“Ai acid sulfurik është 98 shkall apo përqindje dhe munet lirisht me than qe çelikun e shkrin jo mo trupin e njeriut po këtu duhet me dhanë përgjegjësi hierarkia komplet te Trepçës qysh ka ardhë deri te ky aksident fatal, muj me thanë shyqyr që ska qene fatal amo ka mujt me kanë edhe me fatalitet të madh, ne punëtorët tu punu nuk guxon rrepsisht është e ndalushme me ashensor me leshu eksploziv edhe acid këto janë dy land te rrezikshme për jetën tonë e ktu duhet me dhanë llogari dikush prej tynve”, ka deklaruar Mehmeti për Infokus.
Ndërkaq nga Trepça kishin deklaruar se ekipet shpëtuese të minierës kanë reaguar me shpejtësi.
“Ekipet shpëtuese të minierës në krye me Udhëheqësin e Njësisë Biznesore kanë reaguar me shpejtësi për evakuimin e punëtorëve të lënduar nga miniera dhe dhënien e ndihmës së parë duke vazhduar me trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”, thuhet në reagimin e Trepqës.
E ndryshe në lidhje me deklaratat e minatorit Miftar Mehmeti Gazeta Infokus ka kontaktuar edhe me drejtorin Bahri Karaça por që deri në publikimin e këtij lajmi nuk kemi marrur ndonjë përgjigje./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...