Sport

Reagon kapiteni i Dritës, pasi UEFA i eliminoi nga parakualifikimet e Ligës së Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 12 August 2020

Drita është eliminuara nga parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, pasi UEFA ka marrë vendim që Linfieldi ta fitoj ndeshjen në tavolinë me rezultat 3-0, shkruan Gazeta inFokus.

Eliminimi i gjilanasve erdhi pasi futbollisti, Hamdi Namani rezultoi pozitiv me koronavirus.

UEFA kishte bërë me dije se takimi nuk mund të shtyhet me shumë se tre ditë, ndërsa autoritetet zvicerane kanë kërkuar karantinim të klubit të Dritës për dhjetë ditë.

-Advertisement-

Pas këtij vendimi të shtëpisë më të madhe të futbollit evropian, ka reaguar edhe kapiteni i Dritës, Ardian Limani.

Ai përmes në postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook ka thënë se asgjë nuk mund ti ia ndalë ëndrrat, duke paralajmëruar ndeshjet e Ligës së Evropës.

Më poshtë keni postimin e Limanit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera