Lajme

Rrahu gruan, arrestohet dhe i konfiskohet pistoleta

Autori: Islam Morina 08:57 | 23 February 2021

Një burrë pasi kishte rrahuar gruan e tij është arrestuar dhe i është konfiskuar një pistoletë me 5 fishekë e cila iu gjet gajtë bastisjes, shkruan Gazeta inFokus.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, kurse viktima ka marrë tretman mjekësor, njofton Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë trajtimit të rastit është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë dhe një karikator me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera