Sport

Rrahmani: Nuk mendojmë për Ligën e Kombeve, e kemi shansin për tu kualifikuar tani!

Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 11 November 2019

Amir Rrahmani dhe Ujkani kanë dalur në konferencë për media ku kanë folur rreth ndeshjes së të enjtes kundër Çekisë.

Rrahmani ka thënë që presioni i kësaj loje do të jetë më i madhë për skuadrën Çeke pasi që luajnë në vendin e tyre, dhe sipas yllit të Kosovës këtë gjë edhe duhet ta shfrytëzojnë dhe ta arrijnë fitoren.

Po ashtu ai ka thënë që kombëtarja jonë do ta jap maksimumin në këtë ndeshje.

-Advertisement-

“Kemi shansin mu kualifiku dhe besoj që mundemi, nuk duhet të mendojmë për Ligën e Kombeve”, u deklarua futbollisti i Kosovës.

Po ashtu njëjtë u deklarua edhe Ujkani i cili u zotua se do ta japin maksimumin në këtë ndeshje.

“Normalisht Çekia e ka presionin sepse luajnë në shtëpi kurse ne e kemi pozitivitetin brenda grupit” tha ‘gardiani’ i portës së Kosovës, Samir Ujkani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera