Lajme

Rrahje mes dy grupeve në Malishevë për 1 maj

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 02 May 2017

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në rrugën “Adem Jashari” në Malishevë ka ndodhur një rrahje mes dy grupeve, ku ka pasur edhe të lënduar.

“ Raportohet se tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht tre viktimat meshkuj K-Shqiptarë dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera