Lajme

Rrahje mes disa vajzave të mitura në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 14 December 2022

Një rrahje mes disa vajzave të mitura raportohet se ka ndodhur në Gjakovë, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka treguar se rasti ka ndodhur me 5 dhjetor dhe është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

Ai tha se në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar dy prej vajzave që janë përfshirë në rrahje.

-Advertisement-

“Me datën 05.12.2022 është iniciuar rast ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar dy vajza të mitura”, ka thënë Elezaj për Infokus.

Ndryshe me vendim të Prokurorit, rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera