Rrahja e të moshuarës në Pejë, Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për tri infermieret
Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 03 November 2022
Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për tri të dyshuarit në rastin e sulmit ndaj të moshuarës në qendrën e përkujdesjes “Orenda”. në Pejë.
Kështu ka bërë për ditur njëri nga prokurorët e rastit, Dorjan Juniku, i cili tha se para pak çastesh ka filluar procedura penale kundër tri të pandehurave.
“Tani mund t’iu konfirmoj edhe zyrtarisht që Prokuroria Themelore, Departamenti për Krime të përgjithshme në Pejë para pak çastesh ka filluar procedurën penale kundër tre të dyshuarave apo të pandehurave në atë mënyrë që ka nxjerr aktvendimin për fillimin hetimeve për veprën penale që u vihet në barrë. Po ashtu, në Gjykatën Themelore te gjyqtari i procedurës paraprake kemi parashtruar dhe ekspduar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit”, tha ai.
Prokurori, Juniku tregon se njëra nga të arrestuarat ngarkohet me veprën penale sulm ndërsa të tjera për bashkëkryerje të veprës penale.
“Tre të pandehurat ngarkohen për veprën penale të sulmit nga neni 184 paragrafi tre i Kodit Penal dhe veprën bashkëkryerje e veprës penale”, tha ai.
Sipas njërit nga prokurorit e këtij rasti, Dorjan Juniki Prokuroria ka prova të mjaftueshme për ta mbështetur dyshimin.
“Ne konsiderojmë që deri në këtë fazë kemi prova të mjaftueshme për të mbështetur fillimisht dyshimin e arsyeshëm, ashtu që pas përfundimit të hetimit do ta kemi edhe dyshim mirë të bazuar që mund të vëmë në zbatim funksionin e ndjekjes, respektivisht në ngjrisim aktakuzën”, tha ai.
Prokurori Juniku po ashtu tregoi se kanë autorizuar Policinë e Kosovës për intervisitimin e personelit mjekësor të qendrës “Orenda”, dhe të moshuarve që vazhdojnë të qëndrojnë aty.
Juniku: Kemi autorizuar policinë që të fillojnë me intervistimin edhe të personelit të asaj shtëpie
“Ne kemi autorizuar policinë që të fillojnë me intervistimin edhe të personelit të asaj shtëpie por edhe me pjesën e mbetur të banorëve, kemi të bëjmë me një rast qe ka kërkuar veprime të shpejta dhe pritet qe gjithsesi të përfundoj edhe deklarimi apo intervistimi i tyre”, theksoi ai.
Të tjera
-
Bedri Hamza lagje pas lagjje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të...
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...