Rrahi vajzën në Prizren, policia ndalon të dyshuarin
Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 18 August 2022
Me datën 18.08.2022, policia është informuar në lidhje me një video-incizim që ishte shpërndarë në rrjetet sociale dhe në portale, ku një i dyshuar i panjohur godet me shuplakë një vajzë të mitur dhe e tërheqë për krahu.
Me të marrë këtë informacion, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren, kanë marrë veprime në drejtim të identifikimit të personave të përfshirë në video.
Pas veprimeve hetimore është arritur të sigurohet prezenca e viktimës së mitur dhe të dyshuarit të rastit, i cili është babai i saj.
Nga e dëmtuara e mitur është marr deklaratë me shkrim në prezencën e punëtores së Qendrës për Punë Sociale dhe është dërguar për ekzaminim mjekësor.
Është marrë deklaratë edhe nga i dyshuari, i cili ka pohuar se në video-incizimin e shpërndarë në rrjetet sociale është ai dhe vajza e tij.
Në lidhje me rastin dhe të gjeturat është informuar prokurori kujdestar, i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dyshuarit për 48 orë.
Të tjera
-
Szunyog: Të punojmë dhe rregullojmë edhe më mirë raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, në ditën e Evropës, 9 majin, kë...
-
Dezinformatat për Gabriel Escobar, Qeveria mohon se lajmi për largimin e tij ka rrjedhur prej tyre
Qeveria e Kosovës ka mohuar se lajmi që qarkulloi në fundjavë për “shkarkimin...
-
Publikohem pamjet/ Alma Arrazi afër Bunës, tre fëmijët ndjekin për dore nënën drejt rrugës pa kthim
Këto janë momentet e fundit të jetës së 39-vjeçares Alma Arrazi dhe tre fëmij...
-
Vajzën ia vrānë në Fushë Kosovë, shpërthejnë në lot prindërit e Claras
Argjentinasja 27-vjeçare ka vdekur më 2 gusht pasi ka rënë nga kati i gjashtë...
-
Rohde: Shpresojmë se Kosova do të bëhet anëtare e BE’së një ditë
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, po shënon Ditën e Evropës në sheshin kryesor ...
-
IPK e arrestoi: Ky është polici nga Gjakova që ngacmoi sek* ualisht të miturën
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një zyrtari polic...
-
Arrestohet polici në Gjakovë, ngacmoi sek *ualisht të miturën
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar dje një zyrt...
-
Haradinaj kujton Ilir Konushevcin: Pas rënies së Luanit, humbja e tij ishte goditje e rëndë për ne
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Sadik Shabani
Dje është ndarë nga jeta veterani i UÇK-së, Sadik Shabani nga Vushtrria. S...
-
Këngëtarja Teuta Selimi viktimë e dhünës në familje, e denoncon bashkëshortin dhe vëllain
Këngëtarja kosovare, Teuta Selimi ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, d...
-
Rriten çmimet e naftës
Çmimet e naftës u rritën të enjten, të ndihmuar nga të dhënat që tregojnë ore...
-
Kuka për Majlindën: I tregove botës vlerat e femrës shqiptare
Mbretëresha e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi sot feston datëlindjen e saj...