Rozë

Roza Lati rrëfen “sherrin” me mamanë e saj-FOTO

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 15 October 2019

Moderatorja e njohur, Roza Lati, ka zbuluar nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale se ka shkuar që të pushojë në Malin e Robit.

Roza ka postuar disa videon në “Instastory”, ku tregon edhe “sherrin” që ka bërë me mamanë e saj, Ritën, e cila dyshon se e bija nuk mund të jetë vetëm fare në hotel.

Për këtë arsye, moderatorja ia bën të qartë mamasë ne ndodhet vetëm, pasi ka nevojë që të rikuperojë energjitë.

-Advertisement-

“Rita Lati të përshendes dhe mos kujto se jam këtej nga Mali i Robit me ndonjë person. Jam tek pull vetëm dhe Cacon. Kam ardhur vetëm se kam nevojë të rikuperoj energjitë. Unë mendoj se ne që jemi njerëz hiperaktivë që iu japim shumë të tjerëve, është një moment në jetë të shkëputemi dhe të rigjenerohemi. Mami po dyshon me kë ke shkuar ti andej, se nuk ka mundësi të kesh shkuar vetëm”, dëgjohet të thotë Roza.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera