Rooney tregon a do të luaj Ronaldo ndaj Liverpulit
Autori: Gazeta inFokus
16:32 | 21 August 2022
Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Manchester United, Ëayne Rooney, i ka bërë thirrje trajnerit të “Djajve të Kuq”, Erik ten Hag, që të largojë Cristiano Ronaldon dhe Marcus Rashfordin nga formacioni për ndeshjen e së hënës në Premier Ligë kundër Liverpoolit.
20 herë kampionët e Anglisë do të përpiqen të shmangin humbjen e tretë radhazi në fillim të sezonit 2022-23, kur ata mirëpresin rivalët e tyre të hidhur në “Old Trafford”.
Ronaldo është në garë për t’u paraqitur në majë të sulmit, pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme rreth të ardhmes së tij, ndërsa Rashford ka të ngjarë të ruajë vendin e tij në të majtë, përcjellë KosovaPress.
Megjithatë, Rooney ka thënë se energjia do të jetë kyçe ndaj skuadrës së Jurgen Klopp dhe trajneri i DC United ka thënë se nuk do të luante as me Ronaldon, as me Rashfordin nga fillimi.
“Unë nuk do të luaja me Cristiano Ronaldon dhe nuk do të luaja as me Marcus Rashfordin”, shkroi Rooney në rubrikën e tij për “The Times”.
“Nëse do të isha në pozicionin e Ten Hag, shqetësimi im kryesor do të ishte marrja e energjisë në fushë, dhe dështimi i United për të rekrutuar numrin nëntë do të thotë se ata u mbështetën te Ronaldo kundër Brentfordit, edhe pse ai nuk ishte stërvitur shumë me ekipin.
“Ai dukej sikur i duhet kohë për t’u përshtatur në ndeshje. Ten Hag ka nevojë për energji nga ana e tij dhe kjo mund të nënkuptojë heqjen e Ronaldos. Sa i përket Marcus, mendoj se ai duhet të bëjë shumë më shumë dhe të kuptojë se çfarë dëshiron, për të mirën e tij, para çdo gjëje tjetër.”, tha anglezi në fund.
Ndeshja ndërmjet Manchester United dhe Liverpoolit zhvillohet të hënën nga ora 21:00.

T� tjera
-
Ymeri: Shtëpitë në Ujman po dalin të jenë më të rëndësishme se mushkëritë dhe uji për ne
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar ...
-
Mbërrin Marta Kos dhe delegacioni i Bashkimit Europian në Pallatin e Brigadave, priten nga Rama
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, së bashku me delegacionin e ...
-
Dështon seanca e shqyrtimit gjyqësor për rezervat shtetërore, Rozeta Hajdarit iu dërgua ftesa në Kuvend
Ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e rezervave shte...
-
New Yorku shënon 28 Nëntorin në kalendarin zyrtar, do ta festojë çdo vit pavarësinë e Shqipërisë
Qyteti i New York-ut do ta shënojë zyrtarisht çdo vit 28 Nëntorin si Ditën e ...
-
Gjeneral Jashari uron pjesëtarët e FSK-së: Sot jemi më të përgatitur se kurrë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Aksident masiv në Zvicër: Përfshihen 37 automjete, 10 persona dërgohen në spital
Një përplasje zinxhirore në afërsi të Kemptthalit, mes Effretikonit dhe Winte...
-
Hoxhaj për vdekjen e Strobe Talbott: Kosova do ta kujtojë gjithmonë me mirënjohje
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta ...
-
Kurti udhëton drejt Tiranës, merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Tiranës, ku do të marr...
-
Një person në Rahovec raporton zhdukjen e vajzës së tij, kishte ardhur nga Gjermania në Kosovë
Një burrë në fshatin Ratkoc të Rahovecit ka raportuar në Polici se ka humbur ...
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se ngacmoi vazhdimisht ish-bashkëshorten dhe shkeli urdhrin mbrojtës
Një person është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin për ngacmim të vazhdueshë...
-
Shiroka-Pula në Ditën e Forcës: Liria është amanet, mbrojtja e saj është detyrë
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka uruar pjesëtarët e Forcës së ...
-
Gjendet i riu që ishte raportuar i zhdukur në Gjakovë
Një i ri nga fshati Dol i Gjakovës, i cili ishte raportuar i zhdukur nga nëna...

































