Sport

Ronaldo i zbulon këshillat e Fergusonit

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 23 August 2018

Kur Cristiano Ronaldo kishte ardhur për herë të parë në Angli, trajneri i tij, Sir Alex Fergusoni, kishte qenë si baba i dytë për të, si dhe i kishte ndihmuar portugezit të përmirësohet si futbollist.

Nën menaxhimin e Fergusonit në Manchester Unitedit, Ronaldo ishte shndërruar nga një talent i ri në një nga lojtarët më të mirë në botë.

DAZN, kompani për transmetimin e ndeshjeve sportive, e ka bërë Ronaldon ambasador të kompanisë në botë. Në intervistën e dhënë për të, Ronaldo i zbuluar këshillat që i kishte dhënë atij kur ishte transferuar në vitin 2003 në Angli.

-Advertisement-

“Natyrisht, në fillim të karrierës sime, ai kishte qenë shumë i rëndësishëm për mua, sepse unë erdha nga Sporting Lisbona në Manchester United, dhe ende e kisha atë mentalitetin portugez”, ka thënë Ronaldo.

“Shumë driblime të panevojshme, vendimmarrjen nuk e kisha të mirë. Ai më mësoi si të luaj në Premierligë”.

“Është e vështire, siç kam thënë edhe shumë, shumë herë të tjera, ai më ka mësuar mua gjithçka dhe ai ishte si një baba i futbollit për mua, dhe më ndihmoi shumë në Manchester United”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera