Sport

Ronaldo tregon se çfarë do të bëhej nëse nuk do ishte futbollist

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 06 February 2021

Ylli i portugez, Cristiano Ronaldo, dje festoj ditëlindjen e tij të 36-të, shkruan Gazeta inFokus.

Pesë herë fituesi i Topi të Artë është duke kaluar në formë të jashtëzakonshme, përkundër moshës.

Por, në një intervistë për ‘Canal11’, Ronaldo ka treguar se çfarë do të bëhej nëse nuk do të ishte futbollist.

-Advertisement-

“Kam menduar se do të bëhesha peshkatar në Madeira”.

“Kjo nuk kishte ardhur kurrë në mendjen time. Doja të bëhesha futbollist profesionist, por nuk e kam menduar se do të fitoja këto që kam fituar”.

Kujtojmë që deri me tani gjatë këtij edicioni, ylli i Juves ka arritur të shënoj 22 gola me fanellën e ‘Zonjës së Vjetër’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera