Sport

Ronaldo tregon forcën, Juventusi rikthehet të fitorja

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 15 December 2019

Pas humbjes nga Lazio, Juventusi është rikthyer të fitorja në Serie A, shkruan Gazeta inFokus.

‘Zonja e Vjetër’ ka triumfuar ndaj Udineses me rezultat 3-1.

Protagonisti kryesor i këtij takimi ishte ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili realizoi dy gola në këtë ndeshje.

-Advertisement-

Golin e tretë për Juven e shënoi Bonucci për rezultatin 3-0.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Pussetto në minutën e 90+4′ për rezultatin përfundimtar 3-1.

Pas kësaj fitoreje Juventusi rimerr përkohësisht kreun e tabelës me 39-të pikë, 1 me shumë se Interi që sonte luan si mysafir i Fiorentines, kurse Udinese mbetet e 17-ta me 15-të pikë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera