Ronaldo – Messi, lajm shumë i çuditshëm
Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 28 December 2017
Kërkesa e Thesarit për të dërguar Kristiano Ronaldon pas hekurave për fshehjen e të ardhurave nga të drejtat e imazhit e ka kthyer sërish në skenë këtë çështje, e cila dukej se u harrua pas muajve e verës. Ylli portugez është ende në hetim dhe, pas dëshmisë së tij përpara trupit gjykues, po pret vendimin final për të. Një problem që duket se ka ndikuar realisht në performancat e futbollistit gjatë këtij sezoni me Realin.
Por historia e Ronaldos është e lidhur ngushtë- sisht me Mesin edhe atëherë kur bëhet fjalë për problemet përtej fushës së blertë. Ai nuk dëshiron ta marrë kurrë si shembull argjentinasin, por i gjendur përballë një situate të vështirë ku rrezikon burgimin, ai dhe avokati i tij do të mbështetet pikërisht te… Mesi.
Për arsyen kryesore se edhe numri dhjetë i Barcelonës ka qenë i përfshirë në një çështje për evazion fiskal, por ia hodhi thjesht me një gjobë. Dhe nisur nga ky rast, avokati i Ronaldos ka paraqitur një tjetër dosje duke mbrojtur klientin e tij dhe duke sulmuar Thesarin e shtetit spanjoll.
Në dosje shkruhet që Thesari duhet të mbajë të njëjtin kriter për të gjithë të akuzuarit dhe për ata që dyshohen se kanë fshehur të ardhurat e tyre, referuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Lionel Mesit. Ky i fundit u dënua me 21 muaj burg, të cilët u reduktuan në 15 dhe pastaj me gjobë. Argjentinasi akuzohej që kishte fshehur 4,1 milionë euro për dy vite, raporton Panorama.
Shuma e Ronaldos është më e lartë dhe ai dyshohet se nuk ka paguar taksat për 14 milionë euro të ardhura nga të drejtat e imazhit të tij. “Kemi dërguar në burg, edhe njerëz për shifra që nuk i kalojnë 1 milion euro. Ka pas hekurave persona për qindra euro”, tha një përfaqësues i Thesarit.
Menjëherë pas kësaj deklarate është vënë në lëvizje avokati i Ronaldos, i cili do të përdorë Leo Mesin si shembull për t’u mbrojtur. Përveç kësaj, ai kërkon që çështja e tij të gjykohet si një kundërvajtje administrative dhe jo penale. Në këtë mënyrë dënimi dhe vendimi i gjykatës për të do të jetë më lehtësues. Edhe Ronaldo kërkon që t’ia hedhë me një gjobë, ndërsa gjatë kësaj kohe po mendon seriozisht largimin nga Spanja dhe nisjen e një aventure të re në një kampionat tjetër, Francë apo Angli.
Të tjera
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...