Ronaldo intervistohet nga policia angleze
Autori: Gazeta inFokus
19:35 | 17 August 2022
Futbollisti i Manchester United, Cristiano Ronaldo, është intervistuar nga policia angleze.
Arsyeja e intervistimit të tij vie pasi sulmuesi portugez me 9 prill, pas përfundimit të ndeshjes kundër Evertonit, e hodhi në tokë telefonin e njërit nga tifozët e pranishëm në stadium, transmeton IndeksOnline.
Policia e Merseyside nisi një hetim pasi një video u qarkullua në internet ku Ronaldo dukej se rrëzonte celularin e tifozit në tokë teksa ai ecte drejt tunelit pas humbjes 1-0 të United.
“Ne mund të konfirmojmë se një burrë 37-vjeçar mori pjesë vullnetarisht dhe u intervistua nën kujdes në lidhje me një pretendim për sulm dhe dëmtim kriminal,” tha policia Merseyside në një deklaratë të mërkurën. “Akuza lidhet me një incident pas ndeshjes së futbollit Everton – Manchester United në Goodison Park të shtunën më 9 prill. Çështja është trajtuar me kujdes të kushtëzuar.”, thuhet në njoftim.
Sipas ligjit britanik, një kujdes është në thelb një paralajmërim i dhënë nga policia për një krim të vogël nëse personi pranon shkeljen. Kujdes i kushtëzuar do të thotë se personi duhet të përmbushë edhe një detyrim të caktuar, siç është zëvendësimi i pronës së dëmtuar.
Pas incidentit, Ronaldo kërkoi falje në mediat sociale për “shpërthimin” e tij dhe e ftoi tifozin të shikonte një lojë në Old Trafford “si shenjë e lojës së ndershme dhe sportive”.

T� tjera
-
Ymeri: Shtëpitë në Ujman po dalin të jenë më të rëndësishme se mushkëritë dhe uji për ne
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar ...
-
Mbërrin Marta Kos dhe delegacioni i Bashkimit Europian në Pallatin e Brigadave, priten nga Rama
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, së bashku me delegacionin e ...
-
Dështon seanca e shqyrtimit gjyqësor për rezervat shtetërore, Rozeta Hajdarit iu dërgua ftesa në Kuvend
Ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e rezervave shte...
-
New Yorku shënon 28 Nëntorin në kalendarin zyrtar, do ta festojë çdo vit pavarësinë e Shqipërisë
Qyteti i New York-ut do ta shënojë zyrtarisht çdo vit 28 Nëntorin si Ditën e ...
-
Gjeneral Jashari uron pjesëtarët e FSK-së: Sot jemi më të përgatitur se kurrë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Aksident masiv në Zvicër: Përfshihen 37 automjete, 10 persona dërgohen në spital
Një përplasje zinxhirore në afërsi të Kemptthalit, mes Effretikonit dhe Winte...
-
Hoxhaj për vdekjen e Strobe Talbott: Kosova do ta kujtojë gjithmonë me mirënjohje
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta ...
-
Kurti udhëton drejt Tiranës, merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Tiranës, ku do të marr...
-
Një person në Rahovec raporton zhdukjen e vajzës së tij, kishte ardhur nga Gjermania në Kosovë
Një burrë në fshatin Ratkoc të Rahovecit ka raportuar në Polici se ka humbur ...
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se ngacmoi vazhdimisht ish-bashkëshorten dhe shkeli urdhrin mbrojtës
Një person është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin për ngacmim të vazhdueshë...
-
Shiroka-Pula në Ditën e Forcës: Liria është amanet, mbrojtja e saj është detyrë
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka uruar pjesëtarët e Forcës së ...
-
Gjendet i riu që ishte raportuar i zhdukur në Gjakovë
Një i ri nga fshati Dol i Gjakovës, i cili ishte raportuar i zhdukur nga nëna...
































