Sport

Ronaldo, çfarë gafe në konferencë!

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 04 January 2023

Prezantimi i Cristiano Ronaldos me Al-Nassr ishte një ngjarje e madhe mediatike, e cila tërhoqi vëmendjen e gazetarëve dhe fansave nga e gjithë bota.

Fjalët e tij u përhapën menjëherë në internet. Ronaldo tha se ishte gati për aventurën e tij të re: “Kam thyer rekorde në çdo kampionat ku kam qenë, dua ta bëj edhe këtu. Në fund të fundit, jam mësuar të thyej rekorde”.

Por gjatë konferencës për shtyp, portugezi, dukshëm i emocionuar, ishte protagonist i një gafe, duke thënë kontinentin e gabuar në të cilin do të luajë.

-Advertisement-

“Këtu në Afrikën e Jugut nuk do të jetë fundi i karrierës sime, njerëzit kanë treguar se më duan dhe pritja ka qenë spektakolare”.

Një anashkalim i vogël që megjithatë nuk e ka prishur momentin historik të futbollit arab.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera