Lajme

Rohde vlerëson vendosmërinë e Osmanit në mbrojtje të vlerave të BE-së

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 22 August 2024

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka vlerësuar angazhimin e presidentes kosovare, Vjosa Osmani, ndaj vlerave të Bashkimit Evropian.

Ambasadori Rohde këtë e ka bërë teksa ka uruar Osmanin për çmimin M100 Media Award nga Sanssouci Colloquium.

“Angazhimi juaj i vendosur ndaj vlerave tona të përbashkëta, lirisë dhe multilateralizmit e bëjnë Kosovën një zë kritik dhe shumë të nevojshëm në BE dhe më gjerë”, ka shkruar ambasadori gjerman në X.

-Advertisement-

Presidenca e Kosovës dje ka njoftuar se Presidentja Vjosa Osmani është nderuar nga M100 Sanssouci Colloquium me Çmimin M100 Media Award për përkushtimin e saj ndaj vlerave euroatlantike dhe për punën e saj në reforma, forcimin e demokracisë, kursin proevropian, luftën kundër korrupsionit, si dhe për barazinë dhe të drejtat e grave

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera