Lajme

Rohde Ambasadorit të Kosovës: Faleminderit Faruk, e pashë me vonesë

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 05 January 2023

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, e ka falënderuar tek sot ambasadorin e Kosovës në Berlin, Faruk Ajetin, për përkrahjen që ky i fundit i kishte dhënë ditën kur Rohde u sulmua nga regjimi i Beogradit për shkak të qëndrimit ndaj kërkesës serbe për vendosjen e 1 mijë trupave në Kosovë, raporton Gazeta Express.

“Sulmet verbale të regjimit autokratik në Beograd ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë Jorn Rohde janë të papranueshme dhe një provokim i qëllimshëm që ka për qëllim inkurajimin e ekstremistëve në Kosovë”, kishte shkruar Ajeti më 24 dhjetor.

Për këtë përkrahje publike, Rohde ka reaguar tek sot duke e falënderuar për përkrahjen dhe duke ia sqaruar se po e sheh një reagim të tillë në “twitter” vetëm sot pas pushimeve.

-Advertisement-

“Falënderim i vonuar për mbështetjen tuaj Faruk. Unë po e shoh këtë vetëm pas pushimeve”, ka shkruar Rohde.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera