Sport

Robert Lewandowski shpallet futbollisti më i mirë i vitit 2021 nga FIFA

Autori: Gazeta inFokus 20:25 | 17 January 2022

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, aktualisht po mbanë ceremoninë ‘FIFA Football Awards 2021’, ku po zgjedhën më të mirët e vitit që lamë pas, shkruan Gazeta inFokus.

Çmimi futbollisti më i mirë për vitin 2021 ka shkuar për sulmuesin e Bayern Munchenit, Robert Lewandowskin.

Në garën për më të mirin sulmuesin polak mposhti Lionel Messin dhe Mohamed Salahin.

-Advertisement-

Ceremonia ‘FIFA Football Awards 2021’ po zhvillohet në Nyon të Zvicrës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera