Lajme

Rizvanolli takon ministren e Administratës Publike të Malit të zi, ja për çfarë diskutuan

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 01 March 2022

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se të hënë ka pritur në takim Ministren e Administratës Publike të Malit të Zi, Tamara Srzentic, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në ‘Facebook’, ka treguar se së bashku me ministren Srzentic, kanë biseduar rreth digjitalizimit dhe Teknologjisë së Informacionit.

“Duke përmendur sfidat, fokusi kryesor i bisedës tonë ka mbetur tek mundësitë që dalin nga ato sfida, si dhe zhvillimin që mund të arrijmë duke shikuar këta sektorë jo vetëm nga prizmi shtetëror por edhe nga ai rajonal”, ka shkruar Rizvanolli.

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera