Lajme

Rizvanolli takon ambasadoren e Sllovenisë, ja për çfarë diskutuan

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 02 March 2022

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sot ka pritur në takim Ambasadoren e Republikës së Slloenisë, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se kanë diskutuar rreth fushave që i mbulon Ministria e Ekonomisë, e me fokus të veçante në sektor të TIK-ut, i cili është sektor prioritar për të dyja vendet.

“Jam e lumtur që në bashkëpunim të ngushtë me partnerët të tillë mund të rrisim kapacitetet e të avancojmë këtë sektor për të rritur konkurrueshmërinë jo vetëm në nivel rajonal, por edhe në atë ndërkombëtar”, ka thënë Rizvanolli./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera