Rozë

Rita Ora më e dashuruar se kurrë me të partnerin 45-vjeçar (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 29 July 2021

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, prej disa kohësh është në një lidhje dashurie me regjisorin e njohur, Taika Waititi. Ata vendosën që romancën e tyre ta bënin publike vetëm tre muaj më parë, edhe pse kishte kohë që përflitej për një histori dashurie.

Që kur u bë publike marrëdhënia e tyre, ata janë parë gjithmonë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Madje edhe së fundmi, Rita dhe Taika, janë fotografuar në ditëlindjen e 48 të aktores së njohur, Kate Beckinsale .

“Daily Mail” shkruan se nga fotografitë e publikuara nga festa, ata dukeshin shumë të dashuruar. Fotografitë tregojnë çiftin në shtëpinë e Kate në Los Anxhelos, duke pozuar krah njëri-tjetrit nën shoqërinë e miqve të tjerë të aktores.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera