Rozë

Rita Ora kujton 12 vjetorin e albumit të saj të parë me këngën që ia kushtoi Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 24 August 2024

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka kujtuar sot 12 vjetorin e albumit të saj të parë debutues, “ORA”, përmes një videoje shumë të veçantë të publikuar në Instagram.

Në këtë video, shihen momente nga performimet e saj të këngëve të këtij albumi, teksa e gjithë videoja është e shoqëruar nën ritmet e këngës “Shine Ya Light” – një këngë e cila është dedikim për vendlindjen e saj, Kosovën.

“Zoti im, nuk mund ta besoj që kanë kaluar 12 vjet që nga dalja e albumit tim debutues ‘Ora’!

-Advertisement-

Ajo është një mbretëreshë dekade!! Dashuri e madhe për të gjithë ata që e kanë dëgjuar që nga viti 2012! Cila është kënga juaj e preferuar nga albumi?” shkroi Rita në mbishkrimin e videos.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera