Reagon Hati pas lajmit se asaj dhe bashkëshortit u’a hoqën patentat policia
Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 12 September 2024
Tiktokerja e njohur shqiptare, Hatixhe Brika, dhe bashkëshorti i saj, Jashar Stojku, janë përballur së fundmi me ndëshkime nga autoritetet për tejkalimin e normave të shpejtësisë.
Çifti, të njohur për postimet e tyre të rregullta që tregojnë një jetë luksoze dhe makina të shtrenjta, duket se për disa kohë nuk do të kenë mundësinë të shijojnë xhirot e tyre të zakonshme.
Sipas burimeve të mediave, 19-vjeçares dhe bashkëshortit të saj i janë hequr patentat nga policia, për shkak të shpejtësisë së tejkaluar në zonat e banuara. Video të tilla, të postuara në rrjetet sociale si TikTok dhe Instagram, kanë marrë miliona shikime, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve, por edhe të autoriteteve.
Çifti Stojku janë ndëshkuar për shkeljet e tyre: Hatixhe Brika ka marrë një gjobë prej 20,000 lekësh dhe i është hequr patenta, ndërsa për bashkëshortin, masa është edhe më e rëndë – heqje patente për 6 muaj dhe një gjobë prej 40,000 lekësh.
Ndërkohë që lajmi po qarkullon në mediat sociale dhe portalet e lajmeve, Hatixhe, e njohur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe të qeshur, ka reaguar me humor ndaj kësaj situate.
Në një postim të shpërndarë nga vetë ajo, Hatixhe shkruan ironikisht: “Jashar, bëj gati helikopterin!” – duke e trajtuar ndëshkimin me një dozë ironie dhe duke i lënë ndjekësit të pyesin nëse lajmi është i vërtetë ose jo.
Të tjera
-
Ndriçohet godina e Qeverisë për tetorin rozë, Kurti: Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku!
Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar sot për tetorin rozë. Kryemi...
-
Kamala Harris do të japë intervistën e saj të parë në Fox News
Kandidatja demokrate, Kamala Harris, do të shfaqet në Fox News të mërkurën mb...
-
Angli/ Shtëpi bari me vlerë 10 milionë stërlina, dënohet katër shqiptarë
Anëtarët e një bande shqiptare të krimit të organizuar do të deportohen pasi ...
-
Xhandarmëria serbe provokon në Merdare, shkel vijën kufitare me Kosovën
Sot rreth orës 18:20, tek pala serbe në stacionin policor kufitar në Merdarë ...
-
Ministri Maqedonci: 45 serbë sherbejnë në Ushtrinë e Kosovës
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u pyet nëse në Ushtrinë e Kosovës ka pj...
-
Aktivistja shqiptare në Sanxhak shkruan për Albin Kurtin, rreshtohet me “zemër e shpirt” me të dhe Vetëvendosjen
Amina Nuraj, aktiviste në Sanxhak, ka shkruar një postim për kryeministrin Al...
-
“Ushtarët pa bukë”, Ministri i Mbrojtjes: Kjo është fushata më e ashpër, ushtarët kanë tri shujta
Gjatë ditës opozita ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për çështjen e ushqi...
-
Kurti takim me Scholz pas Samitit, flasin për dialogun – i kërkon mbështetje për heqjen e masave të BE’së
Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës Çeku ka zhvilluar tak...
-
Mesazhet: Dejona Mihali vendos kur të ndalet rryma në Kosovë, e kur jo
Dejona Mihali me pozitë koordinatore e komiteteve në Vetëvendosje, pa asnjë p...
-
Musliu-Shoshi: Shumë e vërtetë që Dejona kontrollon gjithçka, me urdhër të Albinit
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas daljes në publik të d...
-
Mehmetaj për bisedat e Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqi: Nuk do duhej të komunikonin fare
Sot është publikuar një bisedë mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqi.“A po vj...
-
Rrahmani: Nuk do të ketë koalicion me ata të cilët inicojnë ligje për ndërrim të gjinisë
Eman Rrahmani nga Lista për Familjen, thotë se nuk do të bashkëpunojnë apo nu...