Rozë

Rita Ora flet për të dashurin e ri: Isha 24 vjeçe kur… (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 07 December 2020

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka zbuluar se ka ngrirë vezët e saj dy herë pasi “nuk donte të ndiente presion se po i mbaronte koha” për të krijuar një familje.

30-vjeçarja, e cila së fundmi është kritikuar shumë për shkak se ka thyer dy herë masat strikte të marra nga qeveria britanike për shkak të Covid-19, ka treguar se i ka ngrirë vezët në moshën 24-vjeçare. Këtë e ka përsëritur edhe së fundmi për t’u siguruar se ajo mund të bëhet nënë në të ardhmen.

“Fillimisht kur kam ngrirë vezët kam qenë 24 vjeçe. Nuk dua të ndjej presionin e “o Zot, po na mbaron koha”. Nuk është e drejtë që ne duhet ta ndjejmë këtë, e dini? Dhe burrat që shkojnë nëpër qytet dhe që nuk mendojnë për këtë”, ka thënë Rita për revistën “Sunday Times Style”.

-Advertisement-

Rita e cila ka qenë e lidhur me disa personazhe të njohur si Calvin Harris, Robert Kardashiana dhe Andrew Watt, aktualisht është në një lidhje me regjisorin Romain Gavras, 39 vjeç.

Kur e pyetën krijuesen e hitit “Hot Right Now” nëse e kishte gjetur dashurinë me Romain, ajo tha: “Nuk e di akoma. Nuk e di vërtet, nuk e di se si ndihet”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera