Lajme

Rinia Demokratike e Kosovës hap zgjedhjet e brendshmen

Autori: Gazeta inFokus 19:34 | 10 October 2022

Në Prishtinë është mbajtur konventa e hapjes së zgjedhjeve në Rininë Demokratike të Kosovës.Kryetari i Rinisë Demokratike, Donjet Bislimi, tha se nga rinia demokratike, sot në Kosovë ka deputet, drejtorë e asambleistë, që sipas tij kjo rini është shkolla më e mirë në vend.

Bisilimi tha se sot në këtë konventë janë duke hapur zgjedhjet e brendshme të rinisë, ai u bëri thirrje të tjerëve që të bashkohen në këtë parti siç tha ai në partinë e Hashim Thaqit e Kadri Veselit.“Në secilin aktivitet ishim bashkë. 4 vjet intensiveve në zgjedhje. Ne arritëm të dëshmojmë vlera tona. Ne sot nga rinia demokratike kemi deputet, drejtorë të drejtorive komunale, kemi shumë asamblist. Rinia demokratike është shkolla më e mirë në vend. E donë shtetin, punon për shtetin”

” Për të siguruar që dyert e rinisë do mbesin të hapura në këtë atmosferë përmes kësaj konvente hapim zgjedhjet e brendshme të rinisë. Ju lus që në zgjedhjet e rinisë të japim maksimumin tonë e të dalim faqe bardhë. Rinia ishte adresa jonë e parë që na mundësoi rrugëtimin për kontributin për parti e shtet. Të vazhdojmë të jemi shpresë për qytetar. Duhet të fokusohemi te e ardhmja e përbashkët. Rini duhet të rritet e forcohet. Fitorja po vjen. Hajdeni të punojmë për vendin tonë. Ku më mirë se të partia e Hashim Thaqit e Kadri Veselit. Partia sot shënon 23 vjetorin plot suksese” tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera