Ringjallet Al-Kaida, merr përgjegjësinë për sulmin në Shën Petersburg

Autori: Gazeta inFokus
11:32 | 26 April 2017
Një grup i cili veten e quan, Imam Shamil Battalion, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës me bombë në metron e St. Petersburgut në Rusi dhe tha se sulmuesi ka vepruar sipas urdhrave të al-Kaidës, ka raportuar organizata SITE, me seli në Shtetet e Bashkuara, që i monitoron ekstremistët.
Në deklaratën e këtij grupi theksohet se sulmuesi, Akbarjon Jalilov, më 3 prill të këtij viti, kishte vepruar sipas udhëzimeve të liderit të al-Kaidës, Ayman al-Zavahiri. Nga ky sulm janë vrarë 16 vetë dhe plagosur afro 50 të tjerë.
Hetuesit rusë thonë se sulmi ishte kryer nga Jalilov, 22 vjeçar, shtetas rus i lindur në Kirgizi, i cili ishte në mesin e të vrarëve.
Autoritetet e Rusisë i kanë arrestuar 10 vetë me origjinë nga vendet e Azisë Qendrore, të dyshuar për involvim dhe thanë se ata tashmë “praktikisht” e dinë se kush e ka urdhëruar sulmin, por nuk kanë dhënë detaje.
Imam Shamil ishte lider i rezistencës në Dagestan dhe Çeçeni kundër forcave të Rusisë në shekullin e 19-të./rel/
Të tjera
-
Çitaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Maskat do të bien, ata do të kthehen fitimtarë
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka njoftuan se ka vizituar ish-krerët e U...
-
Bloomberg: Një tjetër pikë e nxehtë evropiane kërcënon të shpërthejë
Ndërkohë që bota është e fokusuar në pushtimin rus të Ukrainës, tensionet në ...
-
Presidenti i Kroacisë: Sipas disave, lufta e tretë botërore ka filluar
Vendimi i Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë dhe disa vendeve të tjera perëndi...
-
Hekuran Murati e thotë qartë, lë në dorë të punëdhënësve punëtorët e sektorit privat
Ministri i Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka th...
-
A morën paga policët serbë të dorëhequr në nëntor?
Ministri i Financave, Hekuran Murati nuk e di se a janë paguar policët serbë ...
-
Serkretari serb i mbrojtjes: Duhet ta gjuajmë topin në oborr të Kosovës
Sekretari shtetëror në ministrinë serbe të mbrojtjes, Nemanja Staroviq, ka th...
-
Scholz kujton përgjegjësinë e Gjermanisë për Holokaustin
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka përmendur përgjegjësinë historike të Gjerm...
-
Zëdhënësi i LVV-së akuzon rininë e LDK-së se vodhën idenë e tyre të 2015 për aksionin me njoftime mortore
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar ashpër pasi ri...
-
Murati: Jemi të gatshëm ta falim një pjesë të tatimit në pronë, u takon komunave të vendosin
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se qeveria është e gatshme që ...
-
Kthehet në rigjykim rasti “Abi Çarshia”, ku deputetja Vrenezi dhe ish-zyrtari i Prizrenit ishin dënuar me 6 vite burg
Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e njohur si “Abi Çarshia”, ku...
-
Kapet kosovari në Gjermani: Kishte vozitur kamionin 97 herë, pa leje shoferi
Hetimet intensive çuan në zbulimin e 97 udhëtimeve pa patentën e shoferit. Ng...
-
Murati: Komunat s’e kundërshtuan, por e mirëpritën rritjen e tatimit në pronë pasi ua rrit buxhetin
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se komunat nuk e kanë paraqitu...