Lajme

Rifilon mësimi në Kiev, pas 32 dite luftë

Autori: Gazeta inFokus 20:03 | 27 March 2022

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se mësimi në Kiev do të rinisë nesër, e hënë online.

“Më 28 mars, procesi arsimor do të rifillojë në kryeqytet në formatin online”, tha Klitschko në një deklaratë në Telegram.

“Mësimi do të përshtatet me kushtet aktuale, duke përdorur platforma të ndryshme arsimore për studentët.”

-Advertisement-

Klitschko shtoi: “Një detyrë e rëndësishme sot është që qyteti të jetojë dhe të punojë edhe nën një ligj kaq të rreptë ushtarak. Rusët po përpiqen të na frikësojnë. Kjo nuk do të funksionojë! Ne nuk do të dorëzohemi!”

Pushtimi rus i Ukrainës nisi muajin e kaluar, 24 shkurt. /abcnews.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera