Revolucion në NBA, ndryshon All-Star Game
Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 04 October 2017
Skuadrat e Lindjes dhe Perëndimit nuk do të ekzistojnë më në NBA All-Star Game.
Kampionati amerikan i basketbollit, NBA ka bërë një ndryshim historik, që ka të bëjë me “All Star Game”. Drejtuesit e NBA, së bashku me sindikatën e lojtarëve vendosën të ndryshojnë plotësisht formatin e formimit të skuadrave të kësaj superndeshjeje.
Skuadrat e Lindjes dhe Perëndimit nuk do të ekzistojnë më, e sipas formatit të ri, dy basketbollistët më të votuar të çdo konference të NBA-së fitojnë të drejtën për të zgjedhur shokët e skuadrës së tyre, nëpërmjet një procesi të ngjashëm me atë të draftit.
Kjo do të thotë se do të ketë përzierje mes basketbollistëve të Konferencës së Lindjes dhe të Perëndimit.
Për çdo konferencë do të zgjidhen 12 basketbollistë, nga ku do të përzgjidhen edhe 5 lojtarët e ekipeve të para, si për Lindjen, ashtu edhe për Perëndimin. Në procesin e votimit, që do të nisë ditën e Krishtlindjes, 50% e të përzgjedhurve do të jenë nga votat e tifozëve, 25% nga lojtarët dhe 25% tjetër nga mediet. Trajnerët e çdo skuadre do të përcaktojnë 7 lojtarët rezervë, shkruan “Top Channel”.
Një tjetër ndryshim i “All Star Game” ka të bëjë edhe me faktin që secila prej ekipeve do të ketë mundësinë për të zgjedhur një organizatë bamirësie, të cilës, skuadra fituese e ndeshjes do t’i akordojë një fond ndihme.
Ndeshja “All Star” e vitit 2018 do të zhvillohet më 18 shkurt në Los Angeles dhe do të jetë e para sfidë që nuk do të vërë përballë Konferencën e Lindjes me atë të Perëndimit.
Të tjera
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon arrestimin e dy kosovarëve nga Serbia, jep detaje
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...
-
Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonom...
-
Arrestohet një 56 vjeçar në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit
Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar...
-
Kundër dhụnës gjinore, Haxhiu dhe Konjufca thonë se janë forcuar mekanizmat e ligjit
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër...
-
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Koalicionit AAK-Nisma zyrtarisht i është bashkuar edhe `Lista Ideali’ në kry...
-
Dënohet me 1 vit burgim dhe 15 mijë euro gjobë ish-kryetari i LDK-së në Drenas për pastrim parash
Edhe në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 1 vit burgim ...
-
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgut
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg do të jetë adresa e r...