Restaurohet kisha e Shën Nikollës në lagjen “Kala” të Beratit

Autori: Gazeta inFokus
12:45 | 10 January 2025
Ka përfunduar ndërhyrja restauruese në kishën e Shën Nikollës, Monument Kulture, Kategoria I, në lagjen “Kala” të qytetit të Beratit.
Kisha e Shën Nikollës ndodhet në krahun perëndimor të kalasë së Beratit, pranë kishës bizantine të Shën Mëri Vllahernës. Periudha e ndërtimit sipas mbishkrimit që gjendet në murin e brendshëm i përket fundit të shekullit të 16-të.
Në përbërje të saj ka tri hapësira kryesore: në qendër ndodhet ambienti kryesor i qarkuar me mure dhe i mbuluar më çati 3-ujëshe ndërsa në të dy anët zhvillohen dy ambiente të tjera edhe këto të pajisura me absida në anën lindore të tyre. Pjesa e brendshme e mureve është e veshur me afresk i cili ruhet në gjendje të mirë konservimi.
Problematikat e shfaqura përpara ndërhyrjes restauruese ishin: degradimi i elementëve të mbulesës së çatisë, dëmtimi i tjegullave mbi murin rrethues të kishës, dëmtimi i materialit drusor të derës anësore të kishës.
Projekti i mirëmbajtjes hartuar nga specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat, miratuar nga IKTK, synoi ruajtjen e vlerave arkitektonike dhe historike të kishës. Gjatë ndërhyrjes u realizua: qeramosja e çatisë me tjegulla vendi; vendosja e një ulluku për shkarkimin e ujërave të shiut dhe shmangien e lagështisë; u mbulua me mur guri me tjegulla vendi në pjesët e dëmtuara; u restaurua pjesërisht dera, me material drusor.


Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot mjaft të ndryshueshëm, edhe pse gjatë dite...
-
Rasti i foshnjës që u fut në rrobalarëse në Spitalin e Pejës, mbahet seanca e parë gjyqësore
Gati tri vite pas ngjarjes së rëndë, dy të akuzuarit, S.I. dhe E.A., punonjës...
-
Kë do votonte Tirana nëse zgjedhjet do mbaheshin sot?
Barometri Euronews-Albania ka sjell për publikun matjet e dyta politike për Q...
-
Përpjekje për “peshkim”, Lushaku-Sadriu: Dy deputetë të LDK’së u kontaktuan nga VV’ja, por morën përgjigjen e duhur
Deputetja e LDK’së, Jehona Lushaku-Sadriu ka folur sa i përket mundësisë së ‘...
-
Zbulohen detaje nga takimi i diskutueshëm: Trump e “përzuri” Muskun nga Pentagoni
Para disa javësh, mediat në SHBA raportuan se Elon Musk ishte parashikuar të ...
-
Bajrami: Kurti s’është aq i çmendur të mendoj sa të tjerët ia duan shtetin më shumë se LDK-ja
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se gjuhen polarizuese në skenën...
-
Të shtënat me ạrmë zj*rri në Tiranë, shtatë persona të përfshirë në rast
Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme te Liqeni Artificial në T...
-
A do ta formojë nesër Kurti qeverinë? Ejup Maqedonci jep detajet e fundit
Në lidhje me formimin e Qeverisë, Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedo...
-
Zemaj: S’po kërkojmë braktisjen e institucioneve, Kurti le t’ia bartë kompetencat zëvendëskryeministrit
Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, ka thënë se nuk po kërkojnë braktisjen e ins...
-
Muharrem tregon për importin e rrymës në mars 2025: S’po i besoj syve e as trurit
Njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharemi, ka thënë se 725.37% ka rritj...
-
Përmbyllet studimi i fizibilitetit dhe dizajni paraprak për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë
Në Shkodër u prezantua sot studimi i fizibilitetit të hekurudhës Durrës-Prish...
-
Hasanaj: Protestat kundër shtrenjtimit të rrymës s’do të ndalen
Luan Hasanaj nga iniciativa “Asnjë cent më shumë” ka bërë të ditur se protest...