Lajme

Reshitaj: Është normale të mbahet mbledhje një ditë para seancës konsitutive të Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 05 August 2026

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Albena Reshitaj është deklaruar për media para fillimit të mbledhejs së Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Ajo, ka thënë se është normale që të ketë një mblehdje të grupit parlamentar një ditë para mbajtjes së seanvës konstituive të Kuvendit.

“Tani është hera e parë që unë marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamenatr të LDK-së të shohim se si do të shkojë e gjithë mbledhja dhe besoj se pas saj do të jepet qëndrimi. Normalisht nesër është seanca e parë e Kuvendit për konstituimin e Kuvendit dhe është shumë normale me pas një mbledhje, një takim pune para seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy