Lajme

Reputacioni i Kinës është në rrezik,  ja kush paralajmëron

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 01 April 2022

Reputacioni i Kinës është në rrezik nëse ndihmon Rusinë të shmangë sanksionet ndërkombëtare.

Kështu ka paralajmëruar presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, pas një samiti online me presidentin e Kinës Xi Jinping.

“Një zgjatje e luftës dhe më shumë përçarje në ekonominë botërore nuk është në interesin e askujt”, shkroi von der Leyen në Twitter.

-Advertisement-

Kina ka refuzuar të dënojë Rusinë për pushtimin e saj, ndërsa BE-ja ka vendosur sanksione ndaj Moskës, shkruan BBC.

Presidenti kinez tha se Kina dhe Evropa duhet të ofrojnë stabilitet në një botë të paqëndrueshme, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Megjithatë shteti aziatik nuk ka ofruar ndonjë propozim për t’i dhënë fund luftës.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se Kina kishte rënë dakord që kjo luftë po kërcënon sigurinë globale dhe ekonominë botërore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera