Republikanët shprehin mbështetje për zotin Trump pas ngritjes së akuzave penale

Autori: Gazeta inFokus
08:37 | 31 March 2023
Udhëheqës të lartë republikanë në Kongres shprehën mbështetje për ish-Presidentin Donald Trump, ndërsa një juri e madhe në Manhatan hapi dritën jeshile për ngritjen e akuzave penale ndaj tij.
Republikanët i akuzuan demokratët se po e përdorin politikisht sistemin e drejtësisë.
Reagimi i ashpër i republikanëve ndaj ngritjes së akuzave të enjten pasqyron mbështetjen që ende gëzon zoti Trump tek Partia Republikane dhe shumë prej votuesve të tij, ndërsa ai përpiqet të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Kevin McCarthy, tha se ngritja e aktakuzës tregon se “sistemi ynë i shenjtë i drejtësi u përdor politikisht” kundër zotit Trump.
Ligjvënësja Elise Stefanik, një tjetër udhëheqëse në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët, e quajti aktakuzën një, “gjueti politike shtrigash dhe një ditë të errët për Amerikën”.
Senatori i Floridës, republikani Rick Scott e quajti ngritjen e aktakuzës një “hakmarrje politike kundër Presidentit Trump”, ndërsa Senatori Ted Cruz i Teksasit e quajti atë “një përshkallëzim katastrofik të përdorimit politikisht të sistemit të drejtësisë”.
Ish-Presidenti Trump e quajti ngritjen e aktakuzave një “persekutim politik”. Kandidati për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024 i përgatiti mbështetësit e tij ndërsa deklaroi javën e kaluar se ndaj tij do të ngriheshin akuza lidhur me pretendimet për pagesa për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels. Javën e kaluar fushata presidenciale e zotit Trump mblodhi rreth 2 milionë dollarë, sipas drejtuesve të saj.
Zoti Trump është kandidati kryesor republikan në zgjedhjet e presidenciale të vitit 2024. Ai gëzon mbështetjen e rreth 44% të republikanëve, sipas një sondazhi të mbyllur të hënën nga Reuters/Ipsos dhe pasohet nga guvernatori i Floridës Ron DeSantis me 30%, pavarësisht se ky i fundit ende nuk ka shpallur kandidaturën.
Përmes një shkrimi në rrjetitn Twitter, guvernatori DeSantis tha se ngritja e aktakuzës ishte joamerikane.
“Përdorimi politikisht i sistemit tonë të drejtësisë për të avancuar një axhendë politike e kthen me kokë poshtë zbatimin e ligjit”, thuhet në postimin e zotit DeSantis në rrjetin Twitter. “Prokurori i Qarkut të Manhatanit, i mbështetur nga Sorosi, ka deformuar vazhdimisht ligjin duke lënë të lirë krimilenët. Megjithatë, tani ai po tendos ligjin për të vënë në shënjestër një kundërshtar politik”, shprehet mes të tjerash zoti DeSantis.
Por ngritja e aktakuzës paraqet probleme për zotin Trump i cili po përpiqet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Ligjvënësi demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve, Ted Lieu e quajti ngritjen e akuzës një “precedent tronditës” por të nevojshëm nëse zoti Trump kishte kryer krime. Kolegu i tij demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve, Jamaal Bowman tha se, “Është koha të sigurohemi që Trump-i të ndalohet të kandidojë përsëri për ndonjë post publik”. /VOA

Të tjera
-
Moti sot: Me diell dhe vranësira
Gjatës pjesës të ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell, por pastaj...
-
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, pika të rëndësishme në rend të ditës
Të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. Takimi është l...
-
Arrestohet një person pasi keqpërdori besimin brenda kompanisë duke marrë para
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet...
-
Tre ushtarë izraelitë vriten pranë kufirit me Egjiptin
Tre ushtarë izraelitë janë vrarë nga një oficer egjiptian i sigurisë gjat...
-
Parashikimi i motit për të dielën e 4 qershorit
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me die...
-
Anulohen zgjedhjet për këshillin lokal në Besi, banorët përleshen mes vete
Të premten është anuluar procesi për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarësis...
-
Kërcënohet deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ...
-
Kurti: 5 persona janë arrestuar dhe 28 të tjerë janë identifikuar për pjesëmarrje në protestat e dhunshme në veri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ata që ushtruan dhunë dhe...
-
Chollet bisedon me Vuçiqin: E inkurajova që të ndihmojë në qetësimin e situatës në veri
Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, k...
-
LAJMI I FUNDIT: Ngjarje e rëndë, një 24-vjeçar mbyt nënën e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, mbrëmjen e së shtunës, ku një 2...
-
Tensionet në veri shqetësojnë investitorët e huaj
Sa herë që ndodhin incidente në katër komunat e banuara me shumicë serbe në v...
-
Shkon në 288 numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Indi
Të paktën 288 persona mbetën të vdekur nga aksidentimi i dy trena...