“Republika s’mund të mbahet peng” – Dhjetëra profesorë, akademikë e intelektualë kërkojnë mbrojtje të rendit kushtetues
Autori: Gazeta inFokus
19:22 | 12 August 2026
Dhjetëra profesorë, akademikë, artistë, intelektualë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë bërë apel që të themelohen institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e fundit të mbajtura më 7 qershor të këtij viti.
Në një letër të nënshkruar, ata kanë kërkuar mbrojtje të rendit kushtetues, duke bërë thirrje që Republika nuk mund të mbahet peng.
Përmes kësaj letre, që u shpërnda nga ish-deputeti Ilir Deda, ata kanë shprehur shqetësimin e thellë të tyre për vazhdimin e krizës institucionale dhe për rrezikun që ngërçi politik të cenojë rendin kushtetues, demokracinë dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.
“Kosova nuk mund të vazhdojë të mbetet pa institucione funksionale për shkak të kalkulimeve partiake, interpretimeve të njëanshme të Kushtetutës apo mungesës së vullnetit për kompromis demokratik. Kjo po e dëmton besimin e qytetarëve në demokraci, po e pengon zhvillimin ekonomik dhe social dhe po e cenon pozitën ndërkombëtare të Kosovës në një moment jashtëzakonisht të ndjeshëm për sigurinë dhe të ardhmen euroatlantike të vendit.”, thuhet në letër.
Në vazhim një pjesë e letrës dhe emrat e të nënshkruarve
Prandaj, kërkojmë që :
Deputet e çertifikuar e nën betim me urgjencë të ndërmarrin veprime konform detyrimeve të tyre kushtetuese që i gjithë procesi i konstituimit të Kuvendit dhe institucioneve të tjera të shtetit të realizohet pa vonesë dhe sipas detyrimeve kushtetuese. Gjykata Kushtetuese i ka qartësuar detyrimet e deputetëve lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe ka thënë qartë që askush nuk ka të drejtë të pengojë ose bllokojë konstituimin e Kuvendit. Nuk duhet lejuar që vendi të mbetet në një gjendje të paralizës institucionale, e cila krijon precedentë të dëmshëm dhe pasoja afatgjata për funksionimin e institucioneve, rendin kushtetues, stabilitetin dhe sigurinë e vendit.
Partitë politike dhe institucionet përgjegjëse të heqin dorë nga ultimatumet, përjashtimi politik, logjika e imponimit dhe çdo përpjekje për ta ngritur interesin partiak, grupor apo elektoral mbi interesin shtetëror, si dhe nga veprimet që i kontribuojnë dobësimit të kohezionit shoqëror dhe rritjes së tensioneve politike.
Qarqet akademike, shoqëria civile, mediat, profesionistët dhe të gjithë qytetarëve të mos qëndrojnë indiferentë përballë degradimit të kulturës demokratike e kushtetuese, dhe normalizimit të bllokadës institucionale. Kosovës i nevojitet një debat publik i mirëfilltë, kritik, racional dhe konstruktiv, i mbështetur në argumente dhe në respekt për dinjitetin e secilit.
Në këtë kontekst, refuzimi i fushatave denigruese, gjuhës së urrejtjes, linçimit publik dhe diskursit përçarës është njëri ndër faktorët përcaktues për shmangien e potencialit për rritje të tensioneve politike dhe shoqërore, të cilat mund të kenë pasoja të paparashikuara për vendin.
Institucionet dhe liderët politikë të rikthejnë në qendër të veprimit shtetëror interesat strategjike dhe afatgjata të Republikës së Kosovës. Integrimi euroatlantik, forcimi i aleancave me partnerët strategjikë, konsolidimi ndërkombëtar i shtetit, dhe trajtimi me dinjitet i të gjithë qytetarëve të Kosovës, përfshirë edhe komunitetet jo-shumicë, duhet të trajtohen si interesa madhore kombëtare, përtej ndarjeve partiake. Kosova nuk ka rrugë tjetër për të ecur përpara!
Prishtinë 12 Gusht 2026
Të nënshkruarit në renditje alfabetike:
- Agon Maliqi, politolog dhe bashkëpunëtor rezident i Këshillit Atlantik
- Alban Hashani, dr. i shkencave ekonomike
- Alban Muja, artist dhe ligjërues
- Albert Prenkaj, ambasador
- Anton Berishaj, prof. dr. i sociologjisë, anëtar i rregullt i ASHAK-ut
- Arben Qirezi, dr. i shkencave politike, hulumtues dhe aktivist politik
- Arian Zeka, lider i komunitetit të biznesit – AMCHAM
- Arta Rama, ish-kryetare e Gjykatës Kushtetuese dhe mësimdhënëse në AAB
- Avni Spahiu, ish-ambasador dhe publicist
- Bekim Blakaj, drejtor i HLC-së
- Bekim Sejdiu, prof. ass. dr. i së drejtës ndërkombëtare, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës
- Dajana Berisha, drejtoreshë e Forumit për Iniciativë Qytetare (FIQ)
- Dashamir Berxulli, prof. asoc. i psikologjisë
- Dritero Arifi, prof. ass. dr. i shkencave politike
- Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi
- Enver Hasani, prof. dr. i së drejtës ndërkombëtare, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese
- Gresa Caka, ish-kryetare e Gjykatës Kushtetuese
- Ibrahim Arslan, jurist dhe ish-zëvendës i Avokatit të Popullit të Kosovës
- Igballe Rogova, aktiviste për të drejtat e grave
- Ilaz Ramajli, avokat
- Ilir Deda, politolog
- Iliriana Jaka – Gashi, Doktoreshë, Drejtore e K-Ë4Ë
- Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i KDI-së
- Isuf Berisha, dr. i filozofisë
- Kolë Krasniqi, prof. dr. i së drejtës penale
- Leonora Kryeziu, drejtoreshë ekzekutive e Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS)
- Luan Shllaku, ekspert i shkencave të mjedisit
- Lulzim Rafuna, lider i komunitetit të biznesit – OEK
- Lulzim Peci, dr. i shkencave politike, ekspert i sigurisë dhe politikës së jashtme
- Mentor Agani, dr. sc. i sociologjisë
- Muhamedin Kullashi, prof. dr. i filozofisë dhe anëtar i rregullt i ASHAK-ut
- Muhamet Mala, prof. dr. i historisë dhe anëtar korrespondent i ASHAK-ut
- Muhamet Mustafa, prof. dr. i shkencave ekonomike dhe i menaxhimit të zhvillimit
- Pal Shtufi, filozof
- Petrit Gashi, prof. dr. i shkencave ekonomike
- Ramadan Ilazi, dr. i shkencave politike dhe ekspert i sigurisë
- Robert Muharremi, prof. ass. dr. i së drejtës ndërkombëtare
- Saxhide Mustafa, dr. i shkencave ekonomike – menaxhment, aktiviste për fuqizim të grave
- Sejdi Osmani, jurist, ekspert për zhvillim lokal
- Shenoll Muharremi, ekonomist
- Shkelzen Maliqi, publicist
- Valdete Daka, ish-gjyqtare e Gjykatës Supreme të Kosovës
- Valentin Toci, prof. dr. i shkencave ekonomike
- Visar Ymeri, sociolog dhe aktivist i shoqërisë civile
- Senad Šaboviċ, politikolog dhe ekspert i negociatave e marrëdhënieve ndër-etnike
- Vjosa Dobruna, ish-ambasadore dhe veprimtare për të drejtat e njeriut

T� tjera
-
Ilir Krasniqi: Erdhëm në Irlandë me fitu, shpresoj se kjo humbje do të na bëjë më të fortë
Mbrojtësi i kombëtares Dardane, Ilir Krasniqi, ka folur pas ndeshjes ndaj Irl...
-
ACPAC, the Organization Strengthening the Voice of Albanians in Canada, Brings Together Intellectuals and Prominent Figures and Sets Its Strategy for the Next Two Years
The Albanian-Canadian organization is expanding its engagement in Canada’s pu...
-
ACPAC, organizata që po fuqizon zërin e shqiptarëve në Kanada, mbledh intelektualë e personalitete dhe përcakton strategjinë për dy vitet e ardhshme
Organizata shqiptaro-kanadeze po zgjeron angazhimin e saj në jetën publike dh...
-
Irlanda trefishon epërsinë
Irlanda trefishon epërsinë Irlanda ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Koso...
-
Irlanda shënon për 2:0, sërish nga pika e bardhë
Irlanda ka fituar një tjetër penalti, pasi atë e ka shkaktuar portieri Aro Mu...
-
Mbyllet pjesa e parë, Kosova në disavantazh
Është mbyllur pjesa e parë e përballjes Irlandë – Kosovë, që po luhet në Dubl...
-
Tasholli: Specialja mund të quhet “Gjykatë Fashiste”, po përdoret për hesape politike
Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, ka kritikuar ashpër G...
-
Hoti me kritika ndaj qeverisë: Anuluan projektin e gazit, paratë i orientuan për bateri që nuk prodhojnë energji
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ...
-
Kilaj deklarohet pas lirimit: S’është dasht me ekzistu fare ky proces
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Isni Kilaj, ka reaguar...
-
Irlanda kalon në epërsi ndaj Kosovës, Hajrizi përjashtohet me të kuq
Irlanda ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës.Parrott ka realizuar nga penalltia. ...
-
FBI paralajmëron për sulme kibernetike në mbarë botën, hakerët po përdorin AI për të depërtuar në sisteme brenda tri orësh
FBI ka publikuar sot një paralajmërim për sulme kibernetike që mund të prekin...
-
Nis ndeshja Irlandë – Kosovë
Ka nisur përballja ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, shkruan Gazeta Infokus. Të...





































