“Republika nuk mund të mbahet peng”: 46 personalitete i bëjnë thirrje politikës për formimin urgjent të institucioneve
Autori: Gazeta inFokus
18:57 | 12 August 2026
Një grup prej 46 intelektualësh, akademikësh, profesionistësh, artistësh dhe përfaqësuesish të shoqërisë civile kanë bërë apel për tejkalimin e krizës institucionale në Kosovë dhe për respektimin e rendit kushtetues.
Apeli, i shkruar nga analisti politik Lulzim Peci, mban titullin “Republika nuk mund të mbahet peng” dhe shpreh shqetësimin për vazhdimin e ngërçit politik, duke paralajmëruar se zgjatja e tij mund të dëmtojë demokracinë, funksionimin e shtetit të së drejtës, zhvillimin ekonomik e social dhe pozitën ndërkombëtare të Kosovës.
Nënshkruesit vlerësojnë se Kosova nuk mund të mbetet pa institucione funksionale për shkak të kalkulimeve partiake, interpretimeve të njëanshme të Kushtetutës apo mungesës së vullnetit për kompromis demokratik.
Në apel kërkohet nga deputetët e certifikuar dhe të betuar që, me urgjencë, të ndërmarrin veprime në përputhje me detyrimet e tyre kushtetuese, në mënyrë që procesi i konstituimit të Kuvendit dhe institucioneve të tjera të shtetit të përfundojë pa vonesa.
Sipas nënshkruesve, Gjykata Kushtetuese ka qartësuar detyrimet e deputetëve lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe se askush nuk duhet të ketë të drejtë ta pengojë apo bllokojë këtë proces.
Apeli u drejtohet gjithashtu partive politike dhe institucioneve përgjegjëse që të heqin dorë nga ultimatumet, përjashtimi politik dhe logjika e imponimit, duke vendosur interesin shtetëror mbi interesat partiake, grupore apo elektorale.
Një pjesë e veçantë e apelit i kushtohet shoqërisë civile, akademisë, mediave, profesionistëve dhe qytetarëve. Ata ftohen të mos qëndrojnë indiferentë ndaj degradimit të kulturës demokratike dhe kushtetuese, si dhe ndaj normalizimit të bllokadës institucionale.
Nënshkruesit bëjnë thirrje për një debat publik kritik, racional dhe konstruktiv, të bazuar në argumente dhe respekt për dinjitetin e secilit. Ata kërkojnë gjithashtu refuzimin e fushatave denigruese, gjuhës së urrejtjes, linçimit publik dhe diskursit përçarës, duke paralajmëruar se rritja e tensioneve politike e shoqërore mund të ketë pasoja të paparashikueshme për vendin.
Në fund, kërkon që institucionet dhe liderët politikë të rikthejnë në qendër të veprimit shtetëror interesat strategjike dhe afatgjata të Republikës së Kosovës.
“Integrimi euroatlantik, forcimi i aleancave me partnerët strategjikë, konsolidimi ndërkombëtar i shtetit dhe trajtimi me dinjitet i të gjithë qytetarëve të Kosovës, përfshirë komunitetet jo-shumicë, duhet të trajtohen si interesa madhore kombëtare, përtej ndarjeve partiake”, thuhet në apel.
Mes 46 nënshkruesve janë figura të njohura nga fusha e drejtësisë, politikës, ekonomisë, diplomacisë, akademisë, medias dhe shoqërisë civile, përfshirë Lulzim Pecin, Agon Maliqi, politolog dhe bashkëpunëtor rezident i Këshillit Atlantik 2. Alban Hashani, dr. i shkencave ekonomike
3. Alban Muja, artist dhe ligjërues
4. Albert Prenkaj, ambasador
5. Anton Berishaj, prof. dr. i sociologjisë, anëtar i rregullt i ASHAK-ut
6. Arben Qirezi, dr. i shkencave politike, hulumtues dhe aktivist politik
7. Arian Zeka, lider i komunitetit të biznesit – AMCHAM
8. Arta Rama, ish-kryetare e Gjykatës Kushtetuese dhe mësimdhënëse në AAB
9. Avni Spahiu, ish-ambasador dhe publicist
10. Bekim Blakaj, drejtor i HLC-së
11. Bekim Sejdiu, prof. ass. dr. i së drejtës ndërkombëtare, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës
12. Dajana Berisha, drejtoreshë e Forumit për Iniciativë Qytetare (FIQ)
13. Dashamir Berxulli, prof. asoc. i psikologjisë
14. Dritero Arifi, prof. ass. dr. i shkencave politike
15. Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi
16. Enver Hasani, prof. dr. i së drejtës ndërkombëtare, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese
17. Gresa Caka, ish-kryetare e Gjykatës Kushtetuese
18. Ibrahim Arslan, jurist dhe ish-zëvendës i Avokatit të Popullit të Kosovës
19. Igballe Rogova, aktiviste për të drejtat e grave
20. Ilaz Ramajli, avokat
21. Ilir Deda, politolog
22. Iliriana Jaka – Gashi, Doktoreshë, Drejtore e K-W4W
23. Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i KDI-së
24. Isuf Berisha, dr. i filozofisë
25. Kolë Krasniqi, prof. dr. i së drejtës penale
26. Leonora Kryeziu, drejtoreshë ekzekutive e Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS)
27. Luan Shllaku, ekspert i shkencave të mjedisit
28. Lulzim Rafuna, lider i komunitetit të biznesit – OEK
29. Lulzim Peci, dr. i shkencave politike, ekspert i sigurisë dhe politikës së jashtme
30. Mentor Agani, dr. sc. i sociologjisë
31. Muhamedin Kullashi, prof. dr. i filozofisë dhe anëtar i rregullt i ASHAK-ut
32. Muhamet Mala, prof. dr. i historisë dhe anëtar korrespondent i ASHAK-ut
33. Muhamet Mustafa, prof. dr. i shkencave ekonomike dhe i menaxhimit të zhvillimit
34. Pal Shtufi, filozof
35. Petrit Gashi, prof. dr. i shkencave ekonomike
36. Ramadan Ilazi, dr. i shkencave politike dhe ekspert i sigurisë
37. Robert Muharremi, prof. ass. dr. i së drejtës ndërkombëtare
38. Saxhide Mustafa, dr. i shkencave ekonomike – menaxhment, aktiviste për fuqizim të grave
39. Sejdi Osmani, jurist, ekspert për zhvillim lokal
40. Shenoll Muharremi, ekonomist
41. Shkelzen Maliqi, publicist
42. Valdete Daka, ish-gjyqtare e Gjykatës Supreme të Kosovës
43. Valentin Toci, prof. dr. i shkencave ekonomike
44. Visar Ymeri, sociolog dhe aktivist i shoqërisë civile
45. Senad Šaboviċ, politikolog dhe ekspert i negociatave e marrëdhënieve ndër-etnike
46. Vjosa Dobruna, ish-ambasadore dhe veprimtare për të drejtat e njeriut
Apeli përmbyllet me mesazhin se Kosova nuk ka rrugë tjetër për të ecur përpara, përveç funksionalizimit të institucioneve, respektimit të rendit kushtetues dhe vendosjes së interesit të shtetit mbi kalkulimet politike.

T� tjera
-
Ilir Krasniqi: Erdhëm në Irlandë me fitu, shpresoj se kjo humbje do të na bëjë më të fortë
Mbrojtësi i kombëtares Dardane, Ilir Krasniqi, ka folur pas ndeshjes ndaj Irl...
-
ACPAC, the Organization Strengthening the Voice of Albanians in Canada, Brings Together Intellectuals and Prominent Figures and Sets Its Strategy for the Next Two Years
The Albanian-Canadian organization is expanding its engagement in Canada’s pu...
-
ACPAC, organizata që po fuqizon zërin e shqiptarëve në Kanada, mbledh intelektualë e personalitete dhe përcakton strategjinë për dy vitet e ardhshme
Organizata shqiptaro-kanadeze po zgjeron angazhimin e saj në jetën publike dh...
-
Irlanda trefishon epërsinë
Irlanda trefishon epërsinë Irlanda ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Koso...
-
Irlanda shënon për 2:0, sërish nga pika e bardhë
Irlanda ka fituar një tjetër penalti, pasi atë e ka shkaktuar portieri Aro Mu...
-
Mbyllet pjesa e parë, Kosova në disavantazh
Është mbyllur pjesa e parë e përballjes Irlandë – Kosovë, që po luhet në Dubl...
-
Tasholli: Specialja mund të quhet “Gjykatë Fashiste”, po përdoret për hesape politike
Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, ka kritikuar ashpër G...
-
Hoti me kritika ndaj qeverisë: Anuluan projektin e gazit, paratë i orientuan për bateri që nuk prodhojnë energji
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ...
-
Kilaj deklarohet pas lirimit: S’është dasht me ekzistu fare ky proces
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Isni Kilaj, ka reaguar...
-
Irlanda kalon në epërsi ndaj Kosovës, Hajrizi përjashtohet me të kuq
Irlanda ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës.Parrott ka realizuar nga penalltia. ...
-
FBI paralajmëron për sulme kibernetike në mbarë botën, hakerët po përdorin AI për të depërtuar në sisteme brenda tri orësh
FBI ka publikuar sot një paralajmërim për sulme kibernetike që mund të prekin...
-
Nis ndeshja Irlandë – Kosovë
Ka nisur përballja ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, shkruan Gazeta Infokus. Të...





























