Sport

Renditja në Grupin 3 para ndeshjes Kosova – Malta (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 11 October 2018

Kosova do të kërkojë një tjetër fitore sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, për të vazhduar ëndrrën drejt Euro 2020.

Liga e Kombeve është mundësia e artë për Kombëtaret e vogla që të shkojnë në Europian dhe për ta arritur këtë, Kosova fillimisht duhet të përfundojë e para në Grupin 3 të Ligës D, e më pas t’i matë forcat me liderët e Grupeve, 1,2 dhe 4 të Ligës D.

Deri më tani gjithçka po shkon siç duhet për “Dardanët”.

-Advertisement-

Pas dy ndeshjeve, Kosova gjendet në pozitën e parë me katër pikë, një më shumë se Ishujt Faroe, me të cilën përfaqësuese do t’i matë sërish forcat të dielën nga ora 18:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera