Sport

Renditja e Superligës së Kosovës pas xhiros së 9-të

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 28 October 2020

Të martën dhe të mërkurën është zhvilluar xhiroja e 9-të e elitës së futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Ballkani e ka fituar derbin ndaj Prishtinës me përmbysje rezultati nga 0-1 në 2-1 në minutat e fundit të takimit, kurse Feronikeli ka mposhtur Llapin minimalisht 1-0.

Fitore kanë arritur edhe Drita që ka mundur Arbërinë me shifrat 1-0 dhe Gjilani që ka triumfuar ndaj Besës së Pjesës po ashtu me rezultat minimal 1-0.

-Advertisement-

Edhe Drenica e ka arkëtuar tri pikë të plota, pasi ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 1-0.

Pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara renditjes së Superligës i prinë Ballkani me 22 pikë, ndjekur nga Drita që ka 16-të sosh, por me dy takime me pak të zhvilluara.

Gjilani pozicionohet i treti me 16-të pikë, ndjekur nga Prishtina, Arbëria, Trepça ’89 dhe Drenica me nga 11-të sosh.

Feronikeli renditet i 8-ti me 10-të pikë, kurse Llapi dhe Besa ndajnë pozitën 9-të dhe 10-të me nga 5 pikë të arkëtuara.

Më poshtë keni renditjen e Superligës së Kosovës pas përfundimit të xhiros së 9-të./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera