Rozë

“Rëndë po e paguan çmimin e lirisë Lul”, Mozzik publikon një foto te Kadri Veselit

Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 12 June 2022

Dita e sotme (12 qershor 2022) ka shënuar 23 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Në këtë datë janë përkujtuar fytyrat publike të cilët kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Reperi kosovar, Mozzik, ka publikuar një foto të Kadri Veselit duke shkruar që historia e ushtrisë çlirimtare të Kosovës është historia më e bukur që ka dëgjuar ndonjëherë.

-Advertisement-

Gjithashtu shtoi se ai po e paguan rëndë çmimin e lirisë.

Postimi i plotë:

“Sot 23 Vite ti me shokë keni marrë frymë thellë edhe keni thënë që ia dolëm !

Nuk ka histori më të bukur që kam ndëgjuar ndonjëherë se historia e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës .

Herën e fundit kur erdha met vizitu në Hagë , përderisa unë isha tu u mundu met dhënë kurajo e forcë , u përgjigje “O Gramoz unë kam mujt mos me kan hiç gjallë “ si plot shokë tanë.

Rëndë po e paguan çmimin e lirisë Lul , po pas qdo vështirësie vjen lehtësimi #KadriVeseli #UÇK

Urime dita e Çlirimit Kosovë ! #12Qershor”, shkroi reperi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera