Auto&Tech

Renault Megane RS vetura e shumëpritur e vitit

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 20 May 2017

Njëra prej modeleve më të rëndësishme dhe të shumëpritura për vitin 2017 është gjenerata e re e Renaultsport Megane që do të prezantohet në panairin e veturave që mbahet në Frankfurt gjatë muajit shtator.

Puna në Megane RS ka filluar me synimin për të maksimizuar kohën e zhvillimit të këtij modeli, i cili do të jetë rival i Hyundai i30 N dhe Honda Civic Type R, por vetura franceze do të ketë performanca më të mira.

Renaultsport pritet të ketë motorin e ri 1.8-litra me katër cilindra turbo, të huazuar nga Alpine A110. Ky motor është zëvendësim për atë 2.0-litra turbo në Megane RS. Motori i ri do të ketë 249 kuajfuqi në Alpine, por Megan më i shpejtë do të ketë 300 kuajfuqi.

-Advertisement-

Prototipi është ende duke u testuar dhe detajet tjera pritet të prezantohen para lansimit në muajin shtator.

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera