Lajme

Rekord: 31 vjeçarja nga Spanja brenda 20 ditësh infektohet dy herë me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 07:04 | 21 April 2022

Një punonjëse e kujdesit shëndetësor u infektua dy herë me COVID-19 në më pak se tre javë.

Punonësja e kujdesit shëndetësor së pari u infektua me variantin Delta të virusit për t’u pasuar edhe me variantin Omicron brenda 20 ditësh.

Studiuesit bëjnë me dije se edhe ata që janë të vaksinuar nuk janë 100 për qind të mbrojtur nga një riinfektim.

-Advertisement-

Spanjollja 31 vjeçare herën e parë u infektua më 21 dhjetor 2021, 12 ditë pasi kishte marrë dozën e vaksinës përforcuese.

Ajo nuk kishte simptoma të virusit, por iu deshtë të izolohet për 10 ditë pasi testi që bëri tregoi se kishte dal pozitive.

Vetëm pak ditë pasi 31 vjeçarja u kthye në punë, kishte shfaqur kollë dhe ethe duke rezultuar sërish me virus.

Sipas rezultateve laboratorike ajo së pari kishte rezultuar pozitive me Delta e më pas edhe me Omicron, raportojnë mediat e huaja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera