Krasniqi: Mbështeja që po merr Hamza dhe PDK-ja na jep besim se do të dalim parti fituese më 9 shkurt

Autori: Gazeta inFokus
21:48 | 30 January 2025
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në emisionin “Click” në Rtv 21, ka thënë se çdo ditë e më shumë po marrin mbështetje anë e kënd Kosovës.
“ Kjo është hera e parë pas 17 vitesh që e kemi një fushatë të gjatë 30 ditore me qenë se pesë palë zgjedhjet e kaluara kanë qenë të parakohshme dhe rëndom fushata zgjedhore ka qenë 10 ditë, por përtej kësaj, në fakt fushata zgjedhore ka filluar qysh herët. Unë besoj që, mund të flas për PDK-në, që nga fillimi i shtatorit ne kemi qenë në aktivitete të vazhdueshme edhe më parë me qenë se kishim një iniciativë për zgjedhje të parakohshme që nuk u materializua dhe përgatitjet tona kanë qenë të hershme, në kuptimin e mobilizimit tonë strukturor, përgatitjes së programit dhe fushatës së kandidatit tonë zotëri Bedri Hamza si dhe takime të tjera anë e mban Kosovës. Unë mund t’ju them që i inkurajuar shumë me atë që e shoh çdo ditë dhe çdo mbrëmje anë e mban Kosovës, ka një energji shumë pozitive. Tubimet tona janë përtej masovitetit, entuziaste. E shohim një numër të madh të njerëzve që nuk kanë qenë pjesë e tubimeve ndoshta në 2-3 palë zgjedhjet e kaluara dhe duke qenë se kam qenë gjithmonë i involvuar në udhëheqjen e fushatave të partisë që nga viti 2007, e vërej një dallim edhe në kuptim të mbështetjes edhe të energjisë që ma kujton pak a shumë edhe vitin 2014”, u shpreh Krasniqi.
Tutje Krasniqi tha se tashmë në 10-ditëshin e fundit fokusi i tyre është që të jenë sa më afër qytetarëve dhe shumë qyteteve dhe se duke e parë këtë mbështetje që po merr PDK-ja dhe Bedri Hamza, i bën të besojnë se do të dalin fitues në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“ Por që fokusin aktual e kemi që në 10 ditët e mbetura të shkojmë në sa më shumë vende, të jemi sa më pran qytetarëve për ta promovuar kandidaturën e Bedri Hamzës por edhe programin tonë zgjedhor si dhe për të kërkuar besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit. Unë jam shumë optimist, e shoh trajektoren e rritjes së PDK-së, mbështetjes për ne, mbështetjes për kandidatin tonë në vazhdimësi dhe normalisht kjo na jep edhe besim edhe forcë për të dal fitues në këto zgjedhje”, theksoi Krasniqi.

Të tjera
-
Këto janë 11 komunat ku Vetëvendosje mori prej 10 mijë deri në 50 mijë vota
Me 54 mijë e 696 vota, Lëvizja Vetëvendosje vulosi fitoren në Komunën e Prish...
-
Lista Serbe e humbë një deputet, Cakolli i KDI-së tregon se si do të ndahen 20 ulëset e komuniteteve
Eugen Cakolli nga KDI-ja ka publikuar të dhëna mbi ndarjen e 20 ulëseve të re...
-
Kush fitoi në Qendrat e Votimit ku votuan kandidatët për kryeministër?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar 99.17 përqind të rezultateve prel...
-
Në ora 16:00 fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në katër komuna
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se e numërimi i votave të ka...
-
Sylejman Selimi: Deri në pranverë të ‘98-ës s’kishte nivele komanduese në mes Shtabit të Përgjithshëm dhe zonave të UÇK-së
Dëshmitari Sylejman Selimi pohoi se deri në pranverë të vitit 1998 nuk kishte...
-
Gazetari Faton Osmani varroset nesër në Prishtinë
Themeluesi dhe pronari I Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani...
-
Probleme në numërimin e votave, Zafa thotë se pushteti ndërhyri në proces
Kandidati për deputet nga Nisma, Zafir Berisha, ka shprehur shqetësim për pro...
-
Avokati i Veselit: Prokuroria po vepron si avokat mbrojtës, një grumbull dokumentesh kanë ardhur nga Beogradi
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe të martën po vazhdo...
-
AGK me telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Faton Osmani
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) përmes një telegram ngushëllimi ka ...
-
“Abuzim me vota”- Policia po heton shkakun e rënies se faqes së KQZ’së ditën e zgjedhjeve
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë...
-
Presidentja Osmani takohet në Francë me shefin e Google, Sundar Pichai
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Paris të Francës në kuadër ...
-
Ndërron jetë gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani
Ka vdekur në moshën 49 vjeçare Faton Osmani, themeluesi dhe pronari i Agjenci...